Arena e një lufte të përgjakshme

0

Deri më tash ngjarjet për Tivarin për vitet 1877/78 janë trajtuar nga autorë të ndryshëm duke ofruar të dhëna të cilat mund të trajtohen në shumë aspekte varësisht nga qasja e tyre profesionale. Por në lidhje me këtë temë ekziston një autor i cili pothuaj ka mbetur i panjohur për opinion e gjerë, dhe si i tillë nuk citohet fare nga studiues të ndryshëm, sidomos nga ata sllavë, që është rast për hulumtim, duke marrë parasysh se libri i tij mund të konsiderohet si bazë për trajtimin e kësaj çështjeje në këtë periudhë kohore

Dr.Nail Draga

Hyrje
Në lidhje me ngjarjet e zhvilluara në periudhën kohore të Krizës Lindore(1875/78) deri më tash janë publikuar studime të ndryshme nga autorë vendas dhe të huaj. Është e njohur se në saje të kontekstit gjeopolitik të kohës, Principata e Malit të Zi parësore kishte projektin e pavarësisë se vendit nga Perandoria Osmane, por njëherit edhe të zgjerimit territorial, me synim daljen në det, ku aspiratat pushtuese ishin edhe ndaj viseve shqiptare në perëndim të Vilajetit të Shkodrës.
Në këtë aspekt Tivari dhe rrethina e tij paraqet ekzemplar të veçantë për hulumtim dhe analiza ushtarake e gjeopolitike për kohën. Duke qenë qyteti më perëndimor i Vilajetit ai ishte arena e një lufte të përgjakshme, duke u bërë simbol i vandalizmit dhe shkatërrimit të përgjithshëm gjatë dy muajve të bombardimit si asnjë qytet tjetër deri në atë kohë.
Pas zhvillimit të operacioneve ushtarake dhe pushtimit të disa territoreve në lidhje me përfitimet dhe me zgjerimin territorial të Malit të Zi me mbështetje kryesisht nga Rusia u diskutua edhe në Konferencën e Shën Stefanit (3 mars 1878) dhe në Kongresin e Berlinit(13 qershor 1878). Ishin pikërisht vendimet e Fuqive të Mëdha të cilat vendosën sipas interesave të tyre gjeopolitike, duke legjitimuar fillimin e dekompozimit të Perandorisë Osmane në Ballkan në aspektin territorial, duke anashkaluar parimin etnik në territoret përkatëse, ku shqiptarët e pësuan më së shumti.
Deri më tash ngjarjet për Tivarin për vitet 1877/78 janë trajtuar nga autorë të ndryshëm, duke ofruar të dhëna të cilat mund të trajtohen në shumë aspekte varësisht nga qasja e tyre profesionale. Por në lidhje me këtë temë ekziston një autor i cili pothuaj ka mbetur i panjohur për opinion e gjerë, dhe si i tillë nuk citohet fare nga studiues të ndryshëm, sidomos nga ata sllavë, që është rast për hulumtim, duke marrë parasysh se libri i tij mund të konsiderohet si bazë për trajtimin e kësaj çështjeje ne këtë periudhë kohore.

Share.

Leave A Reply