“Kudo ndërtohet nga diçka, në Krajë asgjë”

0

Kranjanët, të bashkuar në komunën e Cërmnicës me qendër në Virpazar, nuk mund të pritnin një prosperitet ekonomik më të mirë, ndonëse propaganda komuniste e kohës proklamonte një zhvillim të shpejtë ekonomik të këtij vendi. Ndërkaq, sigurisht, aspekti politik prevaloi mbi aspektin ekonomik në këtë ndarje të re territoriale, pra bashkëngjitjen e Krajës komunës së Crmnicës

Hajrullah Hajdari

Me ndarjen e re territoriale në Mal të Zi, në vitin 1957, komuna e Krajës ishte suprimuar dhe i ishte bashkëngjitur komunës së Virpazarit, përkundër faktit se para se të themelohej komuna e Krajës, ajo i takonte Ulqinit dhe vepronte si nënprefekturë e kësaj komune dhe nga territori i asaj komune nuk kishte më shumë se 7 km. Ndërkaq, pika më e afërme e komunës së Virpazarit ishte jo më pak se 25 km, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër Kraja ishte e populluar 100 për qind me shqiptarë dhe e natyrshme do të ishte që pas suprimimit të komunës, Kraja t’i bashkëngjitet Ulqinit, po ashtu me popullsi shumicë shqiptare. Sidoqoftë, Kraja iu bashkëngjit komunës së Virpazarit, komunë me popullsi malazeze, deri atëherë shumë pak e njohur dhe e frekuentuar nga kranjanët.
Nga aspekti ekonomik, bashkimi i këtyre dy komunave ishte krejtësisht i pajustifikuar dhe joprofitabil ngase fuqia ekonomike e Cërmnicës ishte edhe më e vogël se ajo e Krajës. Zatën Cërmnica çdoherë Krajën e ka quajtur “Debela Krajina” (Kraja e majme) në kuptimin “Kraja e pasur” dhe çdoherë pasuria e saj ka qenë synim i plaçkitjeve.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “860” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply