Letër protestuese nga banorët e Krajës

0

Pas pushtimit të Tivarit ushtria malazeze vazhdon me operacionet ushtarake drejt jugut dhe pas një lufte të përgjakshme Ulqini me 18 janar 1878 bie nën sundimin e Malit të Zi. Gjatë kohës së luftimeve Ulqini është djegur, ku ka marrë flakë gjysma e qytetit si dhe vetë çarshia

Dr. Nail Draga

Protestat e shqiptarëve kundër aneksimit nga Mali i Zi
Në rrethanat e reja si pasojë e pushtimit të territoreve të tyre shqiptarët u shpërngulën kryesisht në Shkodër por edhe në vende të tjera të Shqipërisë. Vetëm nga Ulqini behët me dije se janë shpërngulur 143 familje, e po ashtu edhe nga Tivari, Kraja e Ana e Malit, Podgorica, Spuzha e Zhablaku.
Ishte kjo koha e eksodit i cili ka pasur pasoja të mëdha për popullsinë shqiptare. Në lidhje më këto çështje shqiptarët kanë ngritur zërin, duke shkruar memorandume, letra e peticione përfaqësive të ndryshme diplomatike, duke treguar gjendjen e tyre momentale dhe dëshirën për t’u kthyer në vendet e tyre.
Në letrën e protestuese dorëzuar ambasadorit francez në Stamboll më 8 maj 1878, të cilët e kanë nënshkruar delegatët nga Podgorica, Shkodra, Ulqini, Malësia e Tivari, thuhet

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “785” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply