Shqipe-ri, emri parahistorik i zotit, në botën moderne

0

Ai që studion filologjinë, duke përjashtuar korologjinë, etnografinë, historinë e besimeve fetare, psikologjinë dhe vetë mitologjinë, nuk do të mund të hyjë kurrë në Faltoren tepër të lashtë të Fjalës – Xhuzepe Katapano

Për Koha Javore:
Fatbardha Demi/Tiranë

Problemi ,ndoshta më i vështirë i shkencës Historike është të zbulojë orig- jinën e emave të popujve. Arsyeja është se emri, sikurse ADN e sotme, zbulon prejardhjen, moshën e ekzistencës dhe se çfarë ka trashëguar nga të parët e tyre. Për rëndësinë e veçantë që ka emri, do ta nisim këtë material pikërisht me pyetjen: Nga e ka origjinën emri Shqip- etar ? Në zanafill kjo pyetje u shtrua në shkrimet e studiuesve të huaj. Mbi bazën e njohurive që kishin mbi historinë dhe traditën e shqipetarëve, gjatë dy shekujvë të fundit, dolën në pah dy teza kryesore: 1- E ka origjinën nga gjuha që flasin shqipetarët; 2- Nga emri i shqi- ponjës në flamurin e Skënderbeut dhe luftrat e shekullit XV kundër Perandorisë Osmane. Teza e parë: E nxjerr origjinën e emrit „shqipetar“ nga ndajfolja „shiptoj qartë“. Për herë të parë këtë përfundim e gjejmë tek L.Benlou (Louis Beonlew „La Grèce avant les Grecs, 1877) i cili i ndikuar nga mendimi i J.Xylander (Jo- seph Carl August Anton Aloys Ritter und edler von Xylander,1794-1854) pohon se fjala « shqiptar » ngjason me fjalën « shqiptoj ». Por e braktis shpejt këtë teori sepse nuk ishte shumë e besueshme.(1) G.Weigand-i, dëshmon se “shqip” dmth flas qartë, kuptueshëm. Edhe gjeografi Eugen Oberhummer (1859-1944) dhe albanologu austriak Hahn janë të këtij mendimi. Gjermani Gustav Meyer, origjinën e fjalës e gjen tek fjala latinë “exci- pere”-kuptoj, mendim i pranuar edhe prej Jeriçek-ut.

(“Die Balkanvölker”1917, f330) (2) Edhe në ditët e sotme ,për emrin e shqipetarëve, në botimet e studiuesve dhe në Enciklopeditë e huaja, zë vend kjo tezë.(3) Edhe disa studiues shqipetarë, të ndikuar nga albanologët e huaj e pranojne kete origjine te emrit. Kristo Frashëri pohon se : Apelativi i ri lindi nga fjala shqip, të cilën e ndeshim që te Buzuku, “shqiptar”, ai që flet shqip, ai që e kupton gjuhën shqipe.(4) Xhevat Lloshi: Emërtimet e reja për gjuhën, banorët dhe atdheun e shqiptarëve , janë formuar mbi bazën e ndajfoljes shqip : shqip, gjuha shqipe, shqiptar, Shqipëri.(5) Bard- hyl Demiraj (Shqiptar dhe shqa. Histori popujsh përmes dy emrave etnikë): Nga ana kuptimore, folja shqipoj apo më drejt shqiptoj, siç gjëndet sot e përha- pur gjërësisht në të folmet e shqipes, në zanafillë ka pasur domethënien “kup- toj, marr vesh”, siç e jep Hahni e Meyeri etj. (6) Ka edhe pohime “shkencore” se: „Studiuesi me të drejtë u largohet formave romantike dhe madhështuese të shpjegimit të emrit etnonimik të shqip- tarëve përmes një shënje, që nuk ka qenë ndonjë herë totem i shqiptarëve, SHQI- PONJES apo formës së shkurtër, shqipes. (7) Si u bënë „Albanët-Shqiptarë“ Prof. dr.Shaban Sinani , Tiranë, 02. 03. 2010) Për sa më sipër del se : Populli ynë e quajti veten Shqipetar sepse, anëtarët e tij flisnin qartë me njeri-tjetrin dhe e kup- tonin gjuhën e tyre. Natyrshëm lind pyetja : Por edhe popujt e tjerë, e kuptonin qartë njeri-tjetrin në gjuhën e tyre, përse shqipetarëve u paska bërë përshtypje në mesjetë, kur dokumentohet emri Shqipetar, sa të vequheshin si banorë « që mirreshin vesh », dhe të braktisnin emrat mijëravjeçarë të stërgjyshërve të tyre ?

Po t’iu drejtohemi dokumenteve të para shkrimore, vëmë re se, gjuhët nuk kishin emërtime, por përcaktoheshin në gjuhë « të njejta » të fiseve të caktuara dhe « të ndryshme » (barbare) të fiseve të huaja. Në shkrimet e Tit Livit lexojmë se: Aetoles, Acarnanes, Macedones “të tre popujt flisnin të njejtën gjuhë …” (8) Popujt dhe fiset që flisnin të njejtën gjuhë, e quanin veten, fise të së njejtës etni. Në një dokument të Aleksandrit të Madh, zbuluar nga Lucia Nadin (Muzeu Correr,Venedik) shkruhet : « Unë Alek- sandri, bir i Filipit, mbretit të maqedo- nasve, (…) pinjoll i FARËS së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Libur- nisë dhe të popujvë të tjërë të së njejtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qëndrore të Thrakës…» (9) Në periudhat e mëvonshme, gjuhët u emërtuan sipas emrave të popujve, që e flisnin atë dhe asnjëherë s’ka ndodhur e kundërta, siç pohojnë studiuesit e tezës së parë.

Pra , emërtimi i Kombit të shqipetarëve nuk e ka origjinën nga gjuha që është folur, por nga faktorë të tjerë thelbësorë. BESIMI popullor- pohon Dhimitër Pilika- kudo në viset shqipetare e nderojnë shqiponjën si të shenjtë, të paprekshme (…) Atë e gjejmë në formë natyrale apo të stilizuar : mbi dru (arka, dollape, tavanë,djepe,lugë,furka, etj) ; mbi metal (kama, shpata, ene shtëpijake ,zbukurime burrash dhe grash, pushkë etj) ; tekstil e lëkurë (opinga, rypa, kostume popullore, çorape,perde,qilima etj) ; gur (qemere, va- tra, kamare).(10) Por edhe në këngë, valle, emra njerëzish, toponime dhe si simbolin kryesor të Kombit dhe Shtetit tonë. Natyrshëm lind pyetja: Për ç’arësye, një tezë e dështuar e shk19, nxjer kryet në shk 21? Tëza e dytë e shikon origjinën e emrit të Kombit tonë nga emri i shqiponjës. Ky mendim pranohet nga shumica e studiuesve dhe nga të gjithë shqipfolësit. Për të mos u zgjatur, po rradhis disa autorë të kësaj teze. Sipas Maksimilian Lambertz-it (…)emri e ka origjinën prej “shqiponjës”, si emër i një totemi nga koha e Skën- derbeut dhe është më tepër shprehje e kombësisë. (11) Mehdi Frashëri (Historia e lashtë e Shqiperisë dhe e Shqipetarëve): « Me qënëse Skënderbeu në flamurin e tij kishte shqipen, ata që ndodheshin nën këtë flamur, u thanë shqipetarë» (12) Eqerem Çabej (Shqiptarët midis Perën- dimit dhe Lindjes) : Shqipetarët quhen kështu pas shqiponjës… (13) etj.

Por përfaqsuesit e të dyja tezave, janë të një mendimi se emri Shqipetar është i periud- hës së mesjetës. Dhimitër S. Shyteriqi : Për herë të parë « shqipetar » ,si emër popul- li, që nis të zëvëndësojë emrin « arbër » , haset tek « Concili provinciali » (bot shqip 1706,105,) « Kuvëndi i Arbërit » ; aty flitet për giuhën e Shqipetarëvet , në origjinal « Schippetarevet » ; Ndërsa emrin e vendit « Shqipëri » e gjejmë për herë të parë në fund të shk XVIII, në gojën e bejtex- hiut kolonjar Hasan Zyko Kamberit. (14) Kjo bindje e ka burimin , se ky emër nuk përmëndet për ndonjë fis apo vënd në do- kumentet e periudhës greko-romake dhe se « Arbëreshët e Italisë e të Greqisë nuk e njohin emrin shqipetar , e kjo dëfton se ky nuk kish filluar të sundonte në Shqipërinë e mbarimit të Mesjetës”. (E.Çabei « Shqip- tarët midis Perëndimit dhe Lindjes ») (15) Ky mendim mbizotron edhe tek autoret e huaj. Në Kongresin e III Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine (Athinë,1930) Petros A. Furiqis (Prejardhja e etnonimit arvanit) , pohon se: Iliria(…)ka të ngjarë rreth shekullit të X-të u quajt Albania dhe pas shk XV u quajt Shqipëria. (16) Nathalie Clayer (Centre d’Etudes Turques,Ottomanes, Balkanique et Cetralasiatique, de France) pohon se : Emri Shqipëri është i vonë, zhvilluar vetëm pas shekullit të XV-të. (17) Ky përfundim i « vulosur » tashmë nga shkenca historike, i ka shtyrë disa studiues europianë, ta arkivojnë dosjen e origjinës dhe lashtësisë së Kombit tonë, në sirtarin e “çështjeve të pazgjid- hura”. Fallmerayeri : « Në kohët e erës së vjetër asgjëkundi s’përmendet as kombi shqipetar as atdheu i tyre. Origjina e këtij populli, si dhe natyra e gjuhës së tij diskutohet së tepërmi.”(18) Shtrohet pyetja : A varet njohja e një fakti historik, vetëm në se ndodhet apo jo në një dokument të shkruar? Ky kriter ka qenë i vlefshëm, para dy-tre shekujve, kur akoma nuk kishin lindur shkencat e tjera studimore si gjuhë- sia, arkeologjia, tradita popullore dhe nuk merrej parasysh analiza llogjike, etj. Të vetmit që kanë pohuar të kundërtën, kanë qenë Rilindasit e fillim shekullit 20, si Sami dhe Naim Frashëri, Pashko Vasa etj. të cilët theksonin se EMRI SHQIPETAR është SHUMË I VJETËR. Si qëndron e vër- teta historike ? Për të zbuluar lashtësinë e një emri, duhet vërtetuar barazimi„emri = simbol mitik“. (vazhdon)

Share.

Leave A Reply