Zona kufitare pas vitit 1991

0

Rënia e Murit të Berlinit  në nëntor të vitit 1989, paralajmëroj rënien më pas të këtij sistemi edhe ne vendet e tjera të kampit socialist. Në ketë permbysje  Shqipëria nuk kishte si të ishte përjashtim duke ditur se aty ishte i instaluar sistemi i diktaturës që ishte ideologjik e në kundërshtim me interesat e popullit shqiptar. Ndonëse me vonesë edhe në Shqipëri  nga  viti 1990  gjendja filloi të ndryshoi duke marrë përmasa tjera nga viti 1991 e më pas

Dr. Nail Draga

Eshtë pikërisht ndryshimi i sistemit në Shqipëri, ku nga viti 1991, filloi lëvizja popullsisë,e cila për dekada në monizëm ka qenë dukuri e ndaluar. Fillimisht migruan nga zonat rurale në ato urbane por më pas edhe në botën e jashtme. Në këtë dekompozim demografik, popullsia e zonës kufitare nga Vermoshi(Kelmendi) e më në jug ishte e para që emigroi, ku popullsia vendore është zvogluar dukshëm, dukuri kjo cila nuk ka të ndalur, qe është pasojë e sistemit të diktaturës në Shqipëri në të kaluarën(1945-1990).
Ndërsa në lidhje me hapjen e VKK të reja përveç ati ekzistues në Han të Hotit, nga ana e Shqipërisë por edhe Malit të Zi ne këtë aspekt u punu gjatë kësaj dekade edhe për kalime të tjera, ku pas 54 viteve, pikërisht me 28 maj 2002 u rihap VKK Muriqan-Sukubinë(Shkodër-Ulqin). Ishte kjo ngjarje e rrallë e papërshkruar me pjesëmarrje masive të popullsisë nga të dy anët e kufirit, ku i pranishëm ishte edhe autori i këtij artikulli.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “753” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply