Angazhimi i mësuesve arbëresh të Zarës

0

Në janar të vitit 1916 Austro-Hungaria  e okupon Malin e Zi. Pas vendosjes së pushtetit të tyre  administrativ,  shqiptarët njohën disa liri qe i kishin të mohura  nga ana e Malit të Zi si: përdorim e flamurit kombëtar, pjesëmarrjen në administratën civile lokale, arsimimin në gjuhën shqipe etj

Dr. Nail Draga

3.Hapja e shkollave në
gjuhën shqipe(1916-1918)
Me kërkesat e popullatës shqiptare dhe me interesimin e komandave ushtarake austro-hungareze, filluan të hapen shkollat në gjuhën shqipe në viset shqiptare në Mal të Zi, nga Ulqini në jug e deri në Plavë në veri(Ulqin, Salç, Ljare,Tuz, Dinoshë, Priftën, Triesh, Arzë, Plavë, Vuthaj, Martinaj dhe Rozhajë ).Deri në fund të qershorit të vitit 1917, funksionuan 23 shkolla në gjuhën shqipe.(Posta e Shqypnies, nr.67, 28.7.1917, f.4).
Komanda austro-hungareze urdhëron që të mësohet gjuha shqipe në të gjitha ato vende ku gjenden shqiptarë, në mënyrë, siç shkruante shtypi, “qi shqyptarët të mbesin shqyptarë e kurgja tjetër”(Posta e Shqypnies, nr.57, 23.6.1917 f.4)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “743” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply