Figurë e ndritur e Malësisë për çështjen kombëtare

0

Ishte njëri prej katër bijve të Hir Gjelit Rudaj, i cili gjatë gjithë jetës luftoi për përpjekjet e shqiptarëve për liri, për troje etnike e për flamur kuq e zi. Lindi në vitin 1853 në fshatin Selcë të Kelmendit në një familje të ndershme malësore, atdhetare me virtyte të larta morale e njerëzore, në frymën e traditave të hershme kombëtare.

Oda e burrave dhe kisha – shkolla e tij e vetme
Rritet jetim pa babë, qysh në moshën e fëmijërisë, me ngjarjet e mëdha që kalonte kombi ynë, të cilat lanë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e tij. Shkolla e vetme e tij ishte oda e burrave ( një institucion popullor me shumë vlera e dobi për shqiptarët – malësorët) dhe kisha, të cilat asokohe kishin ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e shqiptarëve. Edukimin dhe arsimimin fillestar e mori nga ninullat e nënës, nga historitë gojore të gjyshërve, gjysheve dhe nga katekizmi. Në edukimin e tij të mëvonshëm atdhetar për kombin, shqiptarizmin dhe atdhedashurinë ndikuan bisedat e burrave të Malësisë në odat e burrave, ku ndër të tjera mësoheshin normat e Kanunit të Lekë Dukagjinit, pleqnoheshin ngjarjet, gjykoheshin njerëzit dhe trajtoheshin probleme të ndryshme të jetës shqiptare. Gjekë Gjonaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “738” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply