Lufta që i parapriu Kryengritjes së Malësisë

0

Trieshi dhe diaspora e kësaj treve sidomos ajo në Amerikë ka detyrë morale financimin e studimeve serioze dhe ndërtimin e një monumenti për luftëtarët e Lemajës dhe Grabomit në qëndër të Trieshit

Për Koha Javore: Gjekë Gjonlekaj / New York

Në tetor të vitit 2007 ishte 100-vjertori I Luftës së Lemajës dhe Grabomit. Më këtë rast ramë dakord me fratin e Trieshit në atë kohë At.Mirash Marinaj dhe me studiuesin e historisë Gjergj Nikprelaj për organizimin e një konference shkencore në Triesh, ku do të merrnin pjesë dijetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe trojet shqiptare në Mal të Zi. Patër Mirashi dhe Gjergj Nikprelaj filluan punën duke themeluar një këshill të posaçëm për këtë çështje. Ata shkuan disa herë në Shkodër dhe u konsultuan me historianë dhe studiues të atij qyteti. Intelektualët shkodranë e mirëpritën këtë iniciativë. Patër Mirashi dhe Gjergj Nikprelaj kishin punuar seriozisht për suksesin e kësaj konference dhe për disa veprime të tjera, ku bënte pjesë edhe mesha kushtuar luftëtarëve të Lemajës dhe Grabomit. Gjatë gjithë atyre përgatitjeve, dy tre vetë nga Nikmarashi kishin ngulur këmbë që të parët e tyre kishin qenë organizatorët dhe luftëtarët më të dalluar të Lemajës. Ata kishin ngulur këmbë që një i parë i tyre kishte qenë fillimi dhe mbarimi i asaj lufte. Gjergj Nikprelaj dhe këshilli përgatitor i Trieshit nuk kishin qenë dakord me këtë qëndrim, sepse ishte tepër absolut. Dy javë përpara se të mbahej kjo konferencë e ceremoni, kundërshtarët shkuan natën nëpër hënë në Kishë të Tuzit për të ndaluar festimet e 100-vjetorit të kësaj ngjarje historike. Ata kërkuan nga Patër Pashku ndihmë që të mos realizohet ky projekt, duke kërcënuar se atë ditë do të derdhet gjaku në Triesh. Një kërcënim i tillë bëri që e gjithë kjo punë e përpjekje të dështojë. Pas një kohe ata që kundërshtuan manifestimin e kësaj ngjarje historike vendosën një pllakë përkujtimore të heroit të tyre në një shkëmb pranë rrugës. Përveç veprimtarisë për Gjon Ujkën nga familjarët e tij gushtin e kaluar, nuk është bërë asnjë aktivitet ose nderim për 154 luftëtarë të Trieshit në Lemajë dhe Grabom, në vitin 1907.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “785” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply