Ndihma e madhe diplomatike

0

Nga këndvështrimi i dokumenteve historike dhe i arkivave vërehet qartë përpjekja dhe ndihma e madhe diplomatike e Austro-Hungarisë, veçanërisht e kontit Berchtold, në shpalljen e Pavarësise së shtetit shqiptar më 28 nëntor 1912

Dr. Nexhat Avdiu

(vijon nga numri i kaluar)
Nga data 5 deri 28 nëntor 1912, në afat prej tri javësh, u zhvilluan të gjitha përgatitjet teknike dhe kontaktet diplomatike për të gjetur mbështetje për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe njohjen e saj. Po ashtu, po në këtë muaj, pra, në nëntor 1912, në Bukuresht Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi së bashku me udhëheqësit e organizatave të mërgatës, u mblodhën të diskutojnë për rrethanat politike në të cilat ndodheshin shqiptarët, më konkretisht mbajtja e një kuvendi kombëtar.
Udhëtimi i Ismail Qemalit për kohën ishte mjaft delikat dhe logjistika e tij ishte plot ndërlikime të mundshme, për faktin që tani lufta ishte në kulmin e saj. Por, një favor për udhëtimin e tij ishte se Rumania nuk qe e përzier në luftën ballkanike dhe kryesisht me prirje dhe vështrim perëndimor. Thënë në përgjithësi, klima politike ishte dashamirëse për shqiptarët.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “745” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply