Pishtar i arsimit shqip

0

Më 16 maj ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare mësuesi veteran i arsimit shqip – Vatë Martini Lelçaj (Elezaj).
Ai ishte një veteran i edukimit dhe shkollimit në gjuhën shqipe në Katërkollë, Shtoj, Reç e Shëngjergj.
U lind në Shtoj në vitin 1921. Rrjedh nga një familje e varfër, por e pasur shpirtërisht, shumë e nderuar për bujari dhe mikpritje.
Përpjekjet për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor, si dhe realizimin e së drejtës për arsimim në gjuhën shqipe, në periudha të ndryshme të historisë sonë, janë shënuar me emra të atdhetarëve dhe veprimtarëve të shquar, të cilët nuk kursyen asgjë në realizimin e qëllimit të tyre. Pa dyshim që mësuesi dhe veprimtari Vatë Elezaj është njëri prej tyre, i cili me punën dhe veprimtarinë e tij ndihmoi çështjen kombëtare në shumë aspekte. Hatixhe Nelaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “766” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply