Dëshmi e paraardhësve tanë

0

Së shpejti, pritet të dalë nga shtypi, monografia “Varrezat në Anë të Malit-Ulqin”, që edhe është publikimi i parë I këtij lloji për këtë trashëgimi kulturore. Zaten, kjo qasje më inkurajoi që të intervistoj autorin e librit, në mënyrë që lexuesi të ketë informacionin e parë. Libri botohet me firmën e SHAI “Art Club” të Ulqinit

Koha Javore: Cili ka qenë motivi që të bëni këto hulumtime interesante në një mjedis siç është Ana e Malit ?
Mr. Ali Bardhi: Sa herë që vija me pushime në vendlindje nga studimet në Stamboll, ballafaqohesha me varreza e gurëvarre me mbishkrime arabe-osmane që dukeshin të vetmuara e të shkreta. Koha e gjatë rrezikonte që pasardhësit e tyre të zbehnin kujtesën rreth të parëve të tyre. Çdoherë që rrija me të moshuarit në ndeja apo tubime të ndryshme, gjeja rastin që t’i pyesja rreth këtyre varreve, por përgjigjja e tyre ishte se ato janë të moçëm dhe se në to janë të varrosur të parët e tyre, por që fatkeqësisht nuk dinin t’i lexonin.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “716” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply