Kam sakrifikuar gjithçka që zëri im të dëgjohet në botë

0

Koha javore: Bleona, a mund të na flisni për rrugëtimin Tuaj në skenën muziko- re? Sa ka qenë e lehtë të arrini famën dhe sa e vështirë është ta ruani atë?

B. Qereti: Gjërat që ia vlejnë nuk vijnë lehtë në këtë jetë. Pyetja duhej të ishte: sa e vështirë ka qenë të arrini këtë famë dhe sa akoma më vështirë është ta mbani? Megjithatë, unë doja të sqaroja që pasioni im është muzika dhe fama vjen bashkë me professionin që kam zgjedhur, është pjesë e profesionit e jo qëllim në vetvete.
Unë jam në një pozitë tani që mbasi i kam kaluar fazat e adrenalinës së famës, kopertinat e revistave, fazat e fustaneve e këpucëve, çantave dhe jetës private. Ajo që mua më bën vërtet të lumtur është një dhe vetëm një: muzika!

Koha javore: Keni arritur të realizoni albumin në gjuhën angleze duke bashkëpunuar me emra të njohur. A e keni arritur pikësynimin Tuaj me këtë album?

B. Qereti: Albumi është realizuar tashmë. Faza tjetër e sfidës është pro- movimi. Kjo është një luftë më vete. Me këngët jam shumë e kënaqur dhe e falënderoj Zotin dhe fansat e mi të cilët nuk më kanë zhgënjyer kurrë dhe be- soj që edhe në këtë sfidë që kam marrë përsipër, mbështetja do të jetë e njëjtë.

Koha javore: Paraqitja Juaj e parë në SHBA ka qenë në vitin 2004. Prej atëherë keni arritur shumë suksese. Kush ju ka ndihmuar më së shumti në këtë rrugëtim?

B. Qereti: Bleona... dhe vetëm Bleona. Një porosi do doja t’u jepja të gjithë të rinjve: nëse ke një ëndërr dhe kërkon personin që mund të të ndihmojë ta re- alizosh, atëherë shiko në pasqyrë!

Koha javore: Emri i Bleonës të njihet në gjithë botën. Është ky qëllimi juaj? A do të sakrifikoni gjithçka për këtë gjë?

B. Qereti: E thashë edhe më lart, pa- sioni im është muzika, jo fama. Unë kam sakrifikuar gjithçka që zëri im të dëgjohet në gjithë botën.

Koha javore: Në Shqipëri jeni shpesh e pranishme. A e bëni këtë për diçka konkrete?

B. Qereti: Shqipëria është vendi im! Unë asnjëherë nuk harroj nga kam ard- hur dhe kush janë baza e fansave që më kanë bërë këtë që jam sot.

Koha javore: Kudo që këndoni, vendi është i mbushur me fansa. Ku ndjeheni më së miri kur këndoni?

B. Qereti: Sigurisht në trojet shqiptare, sepse është i vetmi vend ku ndjehem “në shtëpi” dhe marr gjithmonë dashuri pa kompromis.

Koha javore: Keni kënduar këngë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Cil- in kishit veçuar si suksesin më të madh në skenën shqiptare?

B. Qereti: Suksesi më i madh në skenën shqiptare nuk besoj që matet vetëm me një apo dy këngë. Është një zinxhir ngjarjesh që ka krijuar emrin “Bleona”, që tashmë nuk zëvendësohet.

Koha javore: Cilat janë momentet më frymëzuese për Ju gjatë paraqitjes në skenë?
B. Qereti: Momenti kur koncerti mbar- on dhe njerëzit duartrokasin. Unë nuk jetoj dot pa duartrokitjet dhe brohorit- jen e publikut! Është kthyer tashmë në himnin e jetës sime.

Koha javore: Gjatë gjithë këtyre viteve përvoje në skenën muzikore, cili men- doni se është çelësi i suksesit Tuaj?
B. Qereti: Këmbëngulja, puna e pan dalshme dhe disiplina. Unë asnjëherë nuk jam e kënaqur me këngët që kam bërë apo me suksesin që kam arritur. Gjithmonë kërkoj shumë e më shumë.

Koha javore: Cili është mendimi juaj për këngëtarët e rinj shqiptarë?

B. Qereti: Mendoj që në Shqipëri ka talentë të jashtëzakonshëm. Më vjen mirë që me internetin bota është globalizuar.

Koha javore: Me çfarë po merreni ak- tualisht?

B. Qereti: Jam duke u marrë me promovimin e albumit nëpër botë. Udhë- toj non stop. Së shpejti nisi udhëtimin nëpër radio të ndryshme nëpër botë që do të luajnë muzikën time.

Koha javore: Planet Tuaja në të ardh- men sa i përket muzikës?

B. Qereti: Albumi del këtë vit, më në fund, mbas një periudhe 5 vjeçare. Al- bumi titullohet “I AM BLEONA“ dhe singëlli i radhës titullohet “Take You Over”, për të cilin kam bërë edhe një video, me emrat më të njohur të shou bizit amerikan. Drejtor i videos është Dennis Leupold që ka punuar me Be- yonce, Rihanna, Jennifer L. etj., kurse drejtor i fotografive është DP Jefrey Kelly që ka bërë shumicën e videove të këngëtares Beyonce.

Koha javore: Shqiptarët në Mal të Zi ju duan dhe e dëgjojnë muzikën tuaj. A mendoni të jeni e pranishme këtu për ndonjë koncert?

B. Qereti: Absolutisht. Do të ishte kënaqësi shumë e madhe për mua. E mirëpres çdo ofertë. Unë gjithmonë kam kaluar mirë në Mal të Zi. Ju puth me mall, Bleona!

Bisedoi: Dijana Gj. Dukaj

Share.

Leave A Reply