Kemi nevojë për një art të vërtetë

0

Igli Zarka është aktor dhe regjisor i njohur shqiptar. Lindur në Fier në vitin 1991, dhe karrierën si aktor e fillon në Tiranë. Ka ndjekur studimet e larta universitare dhe masterin për “Aktrim” në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Pas mbarimit të studimeve te Akademia e Arteve, Igli shumë shpejt u bë i njohur me shfaqjet teatrale, si: “Equus” (regjia Dino Mustafic), në rolin e Alan Strang; në rolin e Tom Wingfield në “Menaxheria e Qelqtë” (2013), me autor Tennessee Williams drejtor artistik Timo Flloko; roli Demetër në shfaqjen “Endrra e një natë vere” (2014) nga Shekspiri, me drejtore artistike Driada Dervishi; roli Konstandin Trepflief në “Pulëbardha” (2016) shkruar nga Çekov, me regji Timo Flloko, dhe roli Felice Devoto në “Drama e Dy Karaktereve” (2018) të dramaturgut të njohur amerikan Tennessee Williams.
Në 2018 Igli Zarka realizon si aktor dhe regjisor/drejtor artistik shfaqjen e Tennessee Williams “Drama e Dy Karaktereve”. Në rolin kryesor debutojnë, aktorja e talentuar Chris Lleshi dhe Igli Zarka. Shfaqja u dha me sukses në Teatrin Aleksandër Moisiu në Maj 2018.
“Drama e Dy Karaktereve nuk mund të realizohej kurrë pa Chris Lleshi. Metoda e saj, shpirti, mendja dhe trupi i dhanë jetë karakterit të Clare Devoto, e cila është personazhi kryesor në këtë dramë,” tha regjisori Igli Zarka.
Gjatë kësaj kohe Igli Zarka punon intensivisht si aktor në filma, mes të cilëve edhe filmat artistik “Ana” (2016, regjia Ajola Daja) në rolin e Ergit; filmi “Kostumi” (2016, regjia Lulzim Sula), në rolin e Bekimit; dhe “Gëzhoja e Humbur” (2016, regjia Orsol Qafmolla).
Igli Zarka vazhdon të interpretojë në teatër dhe film në vazhdimësi të karrierës së tij artistike 8-vjeçare. Momentalisht është i angazhuar në disa projekte teatrale dhe filmike.  Bisedoi: Ermira Babamusto, Nju Jork

Share.

Leave A Reply