Muzika popullore në rrezik të madh

0

Intervistë EKSKLUZIVE me këngëtarën e njohur Shkurte Fejza

Koha Javore: Shkurte, muzika në shpirtin tuaj ka zënë vend që në fëmijëri, por për herë të parë u prezantuat para auditori në vitin 1975 në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren ku u shpërblyet me çmimin “Debutantja më e suksesshme”. Si filluat rrugëtimin drejt këtij arti, dhe cilat janë mbresat tuaja nga evenimentet fillestare?

Shkurte Fejza: Mbaj mend kur mësuesi im i parë z.Vehbi Jakupi përveç vizati- meve shkollore kërkonte edhe këndim i cili gjatë një ore theksoi për mua se “në klasën tonë kemi këngëtarën më të vogël dhe më të talentuar” dhe nga kjo thënie e gjithë klasa brohiriti. Pra rrugëtimi im në muzikë ka filluar që në klasën e parë, dhe qe nga ai moment përherë kam qenë pjesmarrëse e manifestimeve shkollore të fshatit tim dhe në nivel komune. Për talentin tim të atëhershëm në vitin 1974 kishte shkruar edhe një gazetë dhe po ashtu televizioni i Prishtinës më kishte kushtuar një emision për talentin tim muzikorë, dhe pjesamarrja në shumë fes- tivale ku edhe jam shpërblyer, dhe ishin emocione të papërshkrueshme dhe kjo periudhë mund të merret si fillim i karri- errës sime.

Koha Javore: Keni qenë anëtare aktive disavjeçare e shoqërive kulturore-artis- tike në Kosovë në vitet 1975 e këndej, ku gjatë këtij viti u bë një kthesë në jetën muzikore në Kosovë? Cili mendoni se ka qenë kontributi juaj në kultivimin dhe afirmimin e këngës popullore shqipe dhe në trevat tjera shqipfolëse ku është dëgjuar me shumë endje zëri juaj?

Shkurte Fejza: Në atë kohë u formua SHKA ”Afërdita” në Mushtisht dhe unë që në fillim isha anëtare e saj. Kjo shoqëri në mesin e shoqërive të asaj kohe ka qenë pikë uji në mes deti, por ajo pikë krijoi më vonë vale të mëdha sa qe mendoj se duhet të merren studjues të kulturës në të ardhmën për kontributin dhe rolin e saj në fushën e muzikës, kulturës dhe çështjes kombëtare në përgjithësi. Në vitin 1975 pas pjesëmarrjes në shumë koncerte, ka ndodhur kthesa e madhe. Në atë kohë në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në Jugosllavi dëgjohej krye- sisht muzika sllave. Një pjesë e popullatës u kishte mbetur besnik këngëve folklor- ike dhe pjesa tjetër kërkonte muzikë më moderne dhe atyre iu servohej muzikë sllave. Kjo ishte aq shumë e përhapur sa kudo që dilje veç sllavisht dëgjoje. Unë dhe një pjesë e rinisë shqiptare e përcill- nim fshahurazi radio Tiranën por edhe radio Kukësin që transmetonin këngë shqip. Në të njëjtin vit u mbajtë Festivali i Gjirokastrës që solli kreativitetin më të mirë të krijuesve shqiptarë të asaj kohe. Shoqëria jonë kishte orkestrën popullore dhe folklorike e që ishte risi e paparë deri më atëherë në skenat e Kosovës. Kjo bëri bujë të madhe duke u pasqyruar me një emision nga TVP e atëhershme i cili u ndjek nga të gjithë shqiptarët në Ish-Jugosllavi.

Koha Javore: Përveç shumë këngëve hite të asaj kohe si “Këngë për Mic Soko- lin”, “Moj Syzeza”, “Erdha nga qyteti”, etj, ju u kënduat edhe heronjve të luftës së Kosovës dhe periudhës së dhimbshme të asaj kohe, dhe UÇK –së. A mendoni se nga këto këngë keni arritur të fitoni epitetin si “këngëtare e dashur” dhe e dëgjuar nga të gjitha moshat, edhe sot e kësaj dite?

Shkurte Fejza: Po, me këto këngë unë arrita afirmimin më të madh në fund të viteve të 70-ta. Pas këtyre këngëve filloi koha e koncerteve të mëdha nëpër gjithë Kosovën, dhe kërkesat ishin shumë të larta dhe vetëm gjerata që i ka përcellur koncertet tona, do të mund t’a për- shkruente atmosferën e asaj kohe dhe kjo periudhë koncertesh zgjati deri në

vitin 1981 deri kur erdhi koha e pauzës së dhunshme trevjeçare duke u ndalu- ar kënga ime. Nga fillimviti 1984 kam regjistrua disa këngë në dy-tre albume të shtëpisë muzikore “Jugoton” të Za- grebit përmes të madhit Qamili i Vogël dhe për mua sërish filloi kapitulli i dytë i koncerteve dhe evenimenteve të shumta muzikore deri në vitin 1990-të.

Koha Javore: Gjatë katër dekadave karrierrë artistike keni marrë pjesë në dhjetra e qindra evenimente të rëndë- sishme muzikore nëpër skena kom- bëtare dhe ndërkombëtare ku jeto- jnë shqiptarë, ku keni fituar një mori çmimesh me vlerë, ndër të cilat veçojmë shpërblimin me mikrofonin e artë? Cilat janë çmimet më me vlerë për karrierrën tuaj të gjatë?

Shkurte Fejza: Karrierra ime si këngëtare ka kaluar një rrugë krejt të veçantë në krahasim me artistët e tjerë. Unë jam për- caktuar për këngën shqipe të zhandrit popullorë e bazuar në tabanin e folklorit shqiptarë me tekste përmbajtësore. Tem- at që kam trajtuar përherë kanë patur përmbajtje patriotike dhe i kam përzgjedhur unë. Qëllimi im ka qenë gjithmonë që përmes talentin-zërit të jap kontrib- utin tim për këngën shqipe, kulturën shqiptare dhe për çështjen kombëtare në përgjithësi. Për shkak të përmbajtjes së këngëve, nuk kam patur as mbështet- jen më të vogël bile as nuk isha a për- shtatshme për regjimet e kaluara dhe për të shkak nuk merrja pjesë nëpër festivale të shumta pasi ato organizoheshin nga shteti. Kështu mua përherë më ka mjaftuar mbështetja e publikut dhe kjo ka qenë përkrahja më e fuqishme atëherë dhe sot. E përmëndët mikrofonin e artë që e kam fituar me votat e Radio Prishtinës edhe pse në fund nuk më është dhënë. Ndjehem krenare për çdo çmim të marrë pothuajse nga të gjitha shoqatat kul-

turore-kombëtare dhe shoqata që mer- ren me ruajtjen e trashëgimisë sonë si në vend ashtu dhe në diasporë. Jam nderuar dhe me çmimin më të lartë në fushën e artit, dhënë nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me titullin “Mjeshër i Madh i Këngës Shqipe” dhe nga presidentja e Kosovës me medaljen presidenciale. Jam artisti i vetëm shqiptarë i dekoruar në dy shtete. Dhe kjo më jep forcë të punoj edhe më tutje në rrugën time. Artistin e mbajnë dy gjëra: Mbështetja e dasham- irësve të këngës dhe vlerësimet insti- tucionale.

Koha Javore:Gjatë trazirave të luftës në Kosovë dhe më parë në Ish-Jugoslla- vi, sa ka qenë vështirë të dëgjohet zëri shqip nëpër Kosovë dhe në treva tjera shqiptare dhe nga e merrnit motivin që të jeni përherë aktive nëpër evente , ra- dio e ekrane televizive? Dhe e keni qenë ndonjëherë e censuruar dhe e ndaluar për kreativitetin tuaj artistik?

Shkurte Fejza: Në çdo kohë ka qenë vështirë për mua por asnjëherë nuk ndalova pasi ky ishte përcaktimi im pro- fesional e kombëtarë. Po, në vitet 1981- 83 kënga ime u ndalua dhunshëm dhe në vitin 1986 u dënova me burg për sh- kak të këngës por asnjëherë nuk men- doja t’a ndërprisja. Kam qenë e larguar edhe nga puna në arsim dhe më është konfiskuar edhe pasaporta, por të gjitha këto kanë qenë forcë më e madhe për mua drejt muzikës. Sa më shumë qe kam patur pëngesa dhe trysni aq më shumë kam vazhduar. Në periudhën klasike në Kosovë nga vitet 1990 deri 1999 ishte periudha e vështirë për të gjithë dhe unë gjatë kësaj kohe realizova mega- hitet kombëtare si: “Oj Kosovë nëna ime”, “Mbahu nëno mos ke frikë se ke djemtë në Amerikë”, “Xhamadani vija vija”, “Bas- hkojmë Krushqit për Kosovën”, “E kam emrin kosovar”, etj, përmes cilave kam dhënë porositë politike e kombëtare.

Koha Javore: Ndër vite keni patur bash- këpunime me shumë yje të estradës muzikore shqiptare me duete të shumta dhe me shumë produksione prestigjoze. A mendoni se bashkimi i krijimtarisë së përbashkët e të përzgjedhur ruan fuq- ishëm , kultivon dhe avancon vlerat e trashëgimisë kombëtare?

Shkurte Fejza: Kam patur bashkëpun- ime të frytshme në periudha të caktu- ara. Unë i çmoj bashkëpunimet por ato vijnë si rezultat i një bashkëpunimi në të mirë të muzikës shqipe por jo veç sa për të bërë diçka bashkë por unë e quaj një bashkëpunim konstruktiv atëherë kur ka vlera kombëtare. Mendimi dhe motoja ime është që secili duhet t’a kryej punën e tij me nder dhe me vlera individualisht ose në bashkëpunim dhe kur këto vlera mblidhen, japin rezultatet dhe kontribu- tin e duhur për kulturën shqiptare.

Koha Javore: Jeni cilësuar si kenëgëtar- ja shqiptare me më shumë albume të nxjerra në treg. Si ndjeheni për këtë fakt dhe si arritët që të jeni krative dhe e përherë e palodhshme?

Shkurte Fejza: Po, kam shumë albume e më së shumti këngë të realizuara në të gjithë muzikën shqipe pasi kështu kanë kërkuar adhuruesit e këngës time, e don- te publiku i gjërë se përndyshme as nuk do të kisha patur vullnet as mundësi fi- nanciare pasi realizimi i mbi 500 këngëve përpros mundit dhe sacrificës ka dhe një kosto të lartë që nuk do t’a përballonte askush. Kam kënduar në mijëra koncerte, festivale e dasma kudo nëpër hapësirat shqiptare. Ndjehem e privilegjuar dhe e palodhshme për atë që punën time përherë e ka vlerësuar dhe e vlerësojnë të tjerët. Artistin e mban vullneti dhe dashuria e të tjerëve.

Koha Javore: Si e shikoni sot muzikën shqiptare, është drejtë kultivimit dhe avacimit apo e kundërta? Pse?

Shkurte Fejza: Është ndezur drita e kuqe për muzikën popullore shqiptare. Muzika jonë është në rrezik të madh, nga njëra anë nga moskujdesi institucional dhe nga ana tjetër nga vetë artistët që po e bastardojnë muzikën për interesa të tyre mesnike të tregut të çoroditur. Para disa dekadave në Kosovë ka funksionuar një orkestër e muzikës popullore pranë Radio Prishtinës. Ka ekzistuar një festival dhe kanë qenë funksionale shumë shoqëri dhe ansamble popullore, kurse tani nuk kemi asgjë. Institucionet e kulturës as që merren me këtë çështje. Nga ana tjetër kompozitorët nuk komponojnë këngë dhe në vend të tyre merren studjuesit e këngëve duke kopjuar nga muzika ball- kanase e më së shumti nga ajo sllave dhe rome. Këngës popullore i është shpallur luftë e madhe nga të gjitha drejtimet.

Koha Javore: Cilat janë angazhimet tuaja aktuale dhe planet më të afërta?

Shkurte Fejza: Vitin e kaluar kam shënu- ar 40 vjetorin e karrierrës sime artistike me një megakoncert të paparë deri më atëherë dhe për këtë falenderoj familjen dhe bashkëpunëtorët e mi. Këtë vit veç aktiviteteve jashtë vendit dhe angazhimit në dasma gjatë verës, kam realizuar edhe disa këngë në bashkëpunim me kologë të tjerë dhe një album veror për dasma. Tani jam në përfundim të disa këngëve popullore me dy kompozitorë shkodran të cilat do të publikohet për festa të fund- vitit. Në vijim do të jem prezente në kon- certe nëpër Europë për nder të festës së flamurit dhe në disa evenimete të tjera.

Intervistoi: Toni Ujkaj

 

Share.

Leave A Reply