Në mbështetje të Malësisë

0

Ne kemi si obligim kombëtar, patriotik dhe shoqërorë, që të mbështesim dhe ndihmojnë Malësinë tonë, të merremi me aktivitete të ndyshme qofshin demonstrata të ndyshme, qofshin përmes kongresit dhe senatit, nëpërmjet rrugëve që ndihmojnë zgjedhjen e çështjes shqiptare në Mal të Zi si nëpërmjet Tiranës zyrtare, etj. Po ashtu duke bash- këpunuar me partitë politike shqiptare që sadopak të japin një kontribut për vendlind- jen tonë në këto troje dhe shqiptarët në përgjithësi në Mal të Zi

Koha Javore: Në cilin vit është themel- uar shoqata shqiptaro-amerikane “Malësia e Madhe-Detroit“ dhe kush e inicoi dhe e mbështeti themelimin e saj?

Lekë Gjonaj:  Shoqata shqiptaro-amer- ikane “Malësia e Madhe-Detroit“ është themeluar në mars të vitit 2002, plotë 13 vjetë. Kjo shoqatë ka lindur nga fondi at- dhetar “Vendlindja Thërret” e cila kishte si mision kryesorë mbështetjen e Kosovës në kohëra të vështira nëpër të cilat ka- loi. Pas këtij fondi, kur Kosova ishte drejt pavarësisë, ne e shikuam të arsyeshme se duhet formuar një shoqatë atdhetare e titulluar me emrin “Malësia e Madhe”. Iniciator për këtë ide isha unë së bashku me disa aktivistë të tjerë duke u takuar në disa mbledhje të gjëra ku u diskutua për këtë nismë dhe kështu u jetësua ideja për themelimin e shoqatës në fjalë.

Koha Javore: Cili është misioni i shoqa- tës që ju drejtoni?
Lekë Gjonaj: Ne kemi si obligim kom- bëtar, patriotik dhe shoqërorë, që të mbështesim dhe ndihmojnë Malësinë tonë, të merremi me aktivitete të ndyshme qofshin demonstrata të ndyshme, qofshin përmes kongresit dhe senatit, nëpërmjet rrugëve që ndihmo- jnë zgjedhjen e çështjes shqiptare në Mal të Zi si nëpërmjet Tiranës zyrtare, etj. Po ashtu duke bashkëpunuar me partitë politike shqiptare që sadopak të japin një kontribut për vendlindjen tonë në këto troje dhe shqiptarët në përgjithësi në Mal të Zi.

Koha Javore: Cilat janë disa nga akti- vitetet më me peshë dhe më të gjëra që kjo shoqata ka realizuar nga themelimi e deri më sot?

Lekë Gjonaj: Gjatë këtyre viteve kemi zhvilluar aktivitete e demonstrata të ndyshme dhe të shumta të cilat i kanë mbështetur edhe vëllezërit tonë shqiptarë këtu në Mal të Zi. Kemi patur takime të ndyshme me presidentë të Shqipërisë siç ishte takimi me ish-pres- identin Moisiju, kemi zhvilluar takime me senatorë e po ashtu u kemi kushtu- ar kujdes të veçantë datave historike siç është shënimi i 28 Nëntorit, Kryengritjes së Malësisë, Pavarësisë së Kosovës, etj. Me fonde dhe forma të ndyshme kemi ndimuar Malësinë në sfera të ndyshme. Kjo shoqatë ka bërë përpjekje dhe për t’i ndihmuar studentët shqiptarë në vend- lindje duke organiuzuar kështu një mori aktivitetësh me peshë.

Koha Javore: Si mbijeton dhe si financo- hen projektet e shoqatës tuaj?
Lekë Gjonaj: Projektet e shoqatës tonë financohen zanonisht nga kontributi që japin bashkëatdhetarët tonë në Detroit pasi çdo vit organizojmë tashmë tradi- cionalisht një darkë të përbashkët të ashtuquajtur “Së bashku t’i ndihmojmë Malësisë” ku ftojmë donatorë, afaristë, in- telektualë dhe njerët të fushave e profe- sioneve të ndyshme të cilët kanë peshën e tyre intelektuale dhe ekonomike e që vite me rallë, ndihmojnë në realizimin e shumave të mjeteve financiare të cilat i grumbullojmë dhe më pas i destinojmë drejtë Malësisë. Ne kontribuojmë në mbështetje të të gjitha kërkesave që ka Malësia jonë.

Koha Javore: Sa anëtarë e përbëjnë këtë shoqatë dhe sa janë ata aktiv, bashkëpunëtorë për t’u angazhuar në realizimin e misionit për të cilin është destinuar?

Lekë Gjonaj: Shoqatën aktualisht e për- bëjnë njëzetë anëtarë të cilët janë shumë aktiv në çdo takim dhe mbledhje. Mbi të gjitha janë njerëz shumë patriotë, in- telektualë, aktivistë, biznesmenë, etj, kurse së fundmi jemi përpjekur që në shoqatë të inkuadrojmë edhe të rinj që janë rritur dhe shkolluar në SHBA, me qëllim që jo gjithmonë një person të rri në një karrige disa vjetë por të bëjmë ndyshime në këtë drejtim pasi të rinjët sot janë potencial e mbi të gjitha të nji- hen me nevojat, problemet dhe kërkesat që ka vendlindja- Malësia.

Koha Javore: Në disaporën shqiptare keni qenë aktiv dhe keni ngre zërin për probleme të natyrave të ndyshme që kanë patur shqiptarët ndër vite në Mal të Zi e në treva të tjera në rajon. Po sot si e shikoni statusin dhe pozitën e shqip- tarëve në Mal të Zi?

Lekë Gjonaj: Për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi sot jam shumë i shqetësuar pasi problemin e shqiptarëve në këtë vend e shikoj si problem shumë serioz që mund të çoj drejtë asimilimit të këtyre trojeve. Partitë politike shqip- tare nuk kanë peshë në këtë shtet, as në qeverisje lokale duke qenë se KU e Tuzit është e drejtuar nga partia në pushtet kurse këta janë opozitë dhe opozita mund të ngris vetëm zërin. Partitë poli- tike shqiptare janë të përçara mes vetës dhe për përmirësimin e pozitës së shqip- tarëve në Mal të Zi në të gjitha sferat jetësore duhet që përfaqësues të këtyre partive të kenë një platformë politike të përbashkët dhe në zgjedhje të jenë të bashkuar pasi kjo do të ishte e vetmja shpresë për përmirësimin e gjendjes së krijuar. Me keqardhje them se partitë politike shqiptare në Mal të Zi e kanë humbur elektoratin dhe besimin e popullit.

Koha Javore: Së fundmi keni qënë bash- këorganizatorë i simpoziumit shkencor “Tuzi dhe Malësia flasin shqip” i mbaj- tur në Tuz. Si është pritur ky simpozium dhe çfarë rëndësie sjellin ngjarje të tilla kulturore- shkencore për shqiptarët në Mal të Zi?

Lekë Gjonaj: Këtë simpozium e orga- nizuam në bashkëpunim me kolegjin “Fama” nga Prishtina me qëllim që të gjallërojmë këtë vend përmes aktiviteteve të rëndësishme siç ishte ky simpozium shkencor e kulturore të cilin unë e shi- koj shumë të rëndësishëm për Malësinë. Duke u nisur nga vet emëri që përmban- te simpoziumi, “Tuzi dhe Malësia flasin shqip” ka kuptim frytdhënës që edhe më tutje Tuzi dhe Malësia të vazhdojnë të flasin shqip. Ne jemi të vetëdishëm se shkenca dhe kultura përherë kanë qenë paraprirëse e realizimeve të synimeve të ndyshme për çështjen shqiptare dhe ky simpozim është një fillim që shkon edhe drejtë bashkimit të trojeve shqiptare. Çdo aktivitet i tillë që jep kontribut për Malësinë dhe për shqiptarët në Mal të Zi, ka peshë dhe është i mirëseardhur ashtu siç u prit edhe simpozimumi në Tuz me shumë entuziazëm pasi shumë studjues nga aspekte të ndyshme trajtuan pozitën e statusin e shqiptarëve në Mal të Zi. Ne duhet përherë të angazhohemi për ruajtje të traditave, zanoneve, gjuhës, kulturës, identitetit dhe të jemi të gat- shëm të ndalojmë asimilimin dhe të bë- jmë një ndërlidhje mes Tiranës zyrtare, Prishtinës zyrtare dhe Malësisë, që të shkëmbejmë mendime të ndyshme për përmirësimin e statusit dhe pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi.

Koha Javore: A keni bashkëpunim me ndonjë organizatë tjetër nga diaspo- ra shqiptare, apo edhe nga shoqatat shqiptare nga Mali i Zi, Kosova apo Shqipëria?

Lekë Gjonaj: Kemi bashkëpunim me të gjitha shoqatat atdhetare shqiptare që veprojnë në diasporë si me shoqatën “Malësia e Madhe”- New York e cila po ashtu kontribuon njëjt sikur ne për Malësinë, kemi kontakte dhe bashkëpun- ime edhe me shoqatat nga Mali i Zi siç është ajo e “Plavës dhe Gucisë”, “Dom Si- mon Filipaj”, po ashtu edhe me shoqatat në Detroit si shoqata “Kastrati”, “Vatra”, “Dukagjini”, etj. Dhe së bashku bisedo- jmë për probleme e shqetësimet që kanë shqiptarët por edhe për shqetësime që ka komuniteti shqiptarë në diasporë.

Koha Javore: Cilat janë planet tuaja më të afërta?

Lekë Gjonaj: Synimi jonë gjithnjë ka qenë dhe mbetet të mbështesim vend- lindjen tonë Malësinë por edhe shqip- tarët në Mal të Zi për të zgjidhur prob- lemet me të cilat ata përballën. Kemi ndihmuar dhe do të ndihmojnë shqiptarët në Mal të Zi nëpërjmet formave të ndyshme, si nëpërmjet Uashingtonit zyrtar, senatit, demonstratave të ndyshme e takimeve që do zhvillojmë me qëllim për t’a ndihmuar në veçanti Malësinë e cila ndodhet në një prag të dridhjes së shëmtimit. Do të japim maksimumin tonë për të ruajtuar identitetin në këto treva, po ashtu do ndihmojnë studentët siç edhe kemi vepruar në të kaluarën, do të mbështesim skamnorët dhe të gjithë ata që do të kenë nevoj si dhe do bëjmë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe ndërtimin e objekteve të nevojshme në Malësi. Unë si kryetar tani kam një vizion për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në Malësi dhe do të vijojmë me investime të ndyshme që t’a përmirësojmë jetën e bashkëatd- hetarëve tonë në Malësi dhe treva shqiptare në Mal të Zi. Intervistoi: Toni Ujkaj

Share.

Leave A Reply