Njeriu dhe fati si koncept universal i krijimtarisë

0

Koha Javore: Anton, emri juaj në krijimtarinë letrare është i njohur që mbi dy dekada,ku fillimisht spikatët pothuajse në të njëjtën kohë në poezi dhe prozë. A mund të na tregoni pak rreth fillimeve tuaja në botën e letërsisë dhe nga buroi frymëzimi që t’i hyni kësaj fushe?
A. Gjuravçaj: Sikur fëmijë, duke ju falënderuar tim ati prof.dr Pjetër Gjuravçaj, kam pasur rastin të njihem me veprat e letërsisë shqipe dhe atë në formë të tregimeve. Në mbrëmje, pasi dita më kalonte me aktivitete të ndryshme të asaj moshe, me ëndje kam dëgjuar rrëfimet e reja apo vazhdimin e atyre që për shkak gjumi nuk i kam përcjellë deri në fund. Megjithatë, nuk ka mjaftuar vetëm narracioni. Ai më ka treguar edhe për jetën e shkrimtarëve që i kanë shkruar këto ndodhi dhe se pse i kanë shkruar ashtu. Shkrimtarët dhe personazhet e tyre janë bërë shokët e mi prej tregimeve dhe sigurisht se edhe do të kem ëndërruar dikë prej tyre. Në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti- Skendërbeu” në Triesh, ku e kam ndjekur filloren, i është kushtuar rëndësi e madhe përgatitjes së programeve me rastin e festave të ndryshme shkollore. Ka qenë një shpirt garues i përcjellë prej gjenerate në gjeneratë në mesin e nxënësve të klasave dhe në mes seksioneve të ndryshme: folklorit, recituesve, aktorëve, etj. Unë kam recituar kryesisht vjersha të gjata, kam marrë pjesë në recital dhe në drama. Në atë kohë kam filluar të shkruaj poezi për gazetën e murit. Pasdite, kur nuk luaja futboll, gjithmonë lexoja diçka, pasi mësimet e shkollës i përsërisja në mëngjes. Imazhin që krijova aso kohe, e mbaj mend edhe sot. Prej asaj kohe e ruaj edhe një fletore ku fantazinë time të asaj moshe jam munduar ta paraqes në formë romani. Frymëzimi? Mendoj se është dhunti. Nuk do të dija të përgjigjem në pyetjen se a është bekim apo mallkim.

Intervistoi: t. u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “781” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply