Të gjithë jemi amatorë, sepse nuk jetojmë aq gjatë për t’u bërë profesionistë

0

Mimoza Marjanaku është një aktore e trupës profesioniste të Durrësit. Ajo që në fëmijëri kishte ëndërr aktrimin, e po ashtu i dashuroi edhe të gjitha format e tjera të artit. Ajo mori pjesë në filma të ndryshëm, e po ashtu luajti me aktorë të njohur brenda vendit. Filmi “Mrekullia” me skenar dhe regji nga Bruno Shllaku, ishte filmi i parë ku ajo mori pjesë

K.Javore: Mimoza, Ju jeni aktore e trupës profesioniste të Durrësit. Si u bëre pjesë e kësaj dhe cilat ishin vështirësitë që keni hasur gjatë këtyre viteve?
M.Marjanaku: Jam aktore e trupës profesioniste të Durrësit. Pas mbarimeit të studimeve në akademinë e Arteve, krijova familjen time në Durrës dhe pas disa viteve qëndrimi në Itali u riktheva për t’u emëruar aktore pranë kësaj trupe. Ndryshimi i menjëhershëm i sistemit krijoi kolaps në të gjitha fushat, gjë që u reflektua edhe në art.. Trupa e njohur e Durrësit, me emra të njohur që kanë vënë vulën jo vetëm në Durrës, pothuajse nuk ishte më, sepse shumë aktorë emigruan, disa u larguan nga kjo jetë dhe kur unë u emërova aktore pothuajse ishim një trupë e re, me dy tre përjashtime të vogla. Por tani funksionon më së miri dhe është një trupë me emër në Shqipëri.

Intervistoi: Shtjefën Ujkaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “832” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply