Analizë dhe mikrostudim i identitetit nacional

0

Prof.dr. Romeo Gurakuqi

Monografia e prof Martin Berishaj, “Zhbërja e kufirit etnik”, botuar nga shtëpia botuese Toena, Tiranë, këtë vit, është një studim krejt i veçantë në llojin e vet, që synon të depërtojë jo vetëm në historinë e ndarjes së kufirit në mes komunitetit mbarëshqiptar në Gadishullin Ballkanik, por para së gjithash ky studim merret me vlerësimin e fenomeneve politike, kulturore, antropologjike, sociologjike, juridike dhe të ndërgjegjes komunitare, të prejardhur prej këtij procesi të dhimbshëm dhe të imponuar historik nga faktorë madhorë, dhe i kryer me dy vijëzime në hartë dhe në terren, më 1913-1914 dhe më 1921-1925.
Kemi të bëjmë me një studim të impostuar qartazi në pikëpamje metodologjike të shkrimit shkencor ndërdisiplinor, dhe mbi të gjitha, impostimi më i rëndësishëm është ai analitik, që vjen për shkak të bazamentit solid të përgatitjes së autorit me filozofinë e historisë, njohjen e thellë të shkencave politike dhe të se drejtës ndërkombëtare. Studimi është i vendosur, sipas meje, mbi një konstrukt teorik, të cilin nuk mund ta bëjë lehtësisht çdo studiues, pa një përgatitje ndërdisiplinore, filozofike, të shkencave politike, historike, juridike, kulturologjike dhe sociologjike, së paku, të cilën profesori ynë i nderuar, falë përvojës së gjatë akademike dhe të studimeve sistematike, e zotëron në perfeksion.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “779” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply