Arsimi me reformat e Bolonjës dhe pësimi i artit

0

Artin në këtë ese e trajtoj në kuptimin e tij të gjerë, duke shkuar përtej artit në kuptimin e ngushtë dhe specifik. Ndërsa ngulfatjen e artit në Kosovë do ta trajtoj në sekuencën e Kosovës së pasluftës. Është pikërisht kjo sekuencë që, në njërën anë hap mundësi dhe horizonte të reja, duke u thirre, fillimisht mbi lirinë e sapofituar e më vonë edhe mbi pavarësinë, zhvillimin dhe progresin – ndërsa në anën tjetër, përmes maskimit të ‘lirisë dhe pavarësisë’ u mundësua kamuflimi për ngulfatjen e artit ngadalë e ngadalë. Por, nga vjen kjo ngulfatje dhe nga kush?

Ron Salaj

Allegro ma non troppo

Janë tre dimensione, thellësisht politike, që kanë kontribuar – dikush më pak e dikush më shumë, dikush në një mënyrë e dikush në një tjetër – në ngulfatjen e artit në Kosovë. Sigurisht këto tre dimensione mund të jenë pak abstrakte dhe jokomplete, por, gjithsesi, janë një pikëfillim i mirë për të ndërtuar një sërë mendimesh rreth ngulfatjes së artit dhe për t’i shndërruar këto mendime në akte të rezistencës.

Dimensioni 1: Rrënja. Në emër të ‘autonomisë artistike’ dhe ‘modernizimit’, neoliberalizmi e ngulfatë artin duke e vënë nën thundrën e ‘menaxherializmit teknokratik’.
Paolo Freire, themeluesi i lëvizjes së pedagogjisë kritike, në librin e tij “Pedagogjia e të shtypurve” shkruan mbi radikalizmin: “Nuk ka asgjë të keqe të jesh radikal. Të jesh radikal do të thotë të hysh brenda, në rrënjë të problemit apo të çështjes. Sa më shumë radikal që një person është, aq më shumë ai apo ajo futet në realitet, dhe duke u futur brenda thellë në realitet, ai apo ajo e kuptojnë më mirë realitetin dhe kështu mund ta transformojnë atë.”. Ndërsa, në intervistën e tij të fundit, disa ditë para se të vritet, intelektuali italian Pier Paolo Pasolini thoshte se “fuqia është sistemi arsimor që ndanë njerëzit në nënshtrues dhe të nënshtruar. Po i njëjti sistem arsimor na formon të gjithëve neve, nga ata që i përkasin elitës/establishmentit e deri te klasat më të varfra shoqërore.”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “785” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply