Atdhedashuria kërkon përpjekje dhe sakrifica të natyrave të ndryshme

0

“Në kohë lufte partriotizëm nënkupton të sakrifikosh çdo gjë, edhe jetën në mbrojtje të kombit dhe atdheut. Ndërsa në kohë paqeje, patriotizmi manifestohet duke e dashur dhe zhvilluar vendin tënd, në shkollimin dhe edukimin e fëmijëve në aspektin profesional dhe kombëtar, avancimin e të drejtave kolektive kombëtare përmes përfaqësuesve tanë politikë, hapjen e vendeve të punës, zhvillimin dhe progresin ekonomik, punën e ndershme për mbajtjen e familjes, ndihmën ndaj bashkëkombasve në nevojë, mësimin dhe respektimin e gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore etj.”, ka thënë ndër të tjera në fjalën përshëndetëse kryetari i KKSH-së, Faik Nika

Ulqin – Në sallën e mbushur përplot të Qendrës së Kulturës në Ulqin, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi shënoi të mërkurën e kaluar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar dhe Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Me këtë rast, në Galerinë e Qendrës së Kulturës është hapur ekspozita kushtuar Skënderbeut “Lirinë e gjeta këtu”, e përgatitur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Po ashtu Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Prishtina ka shfaqur koreodramën “Kumt”, e cila i kushtohet Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe është përgatitur enkas për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Koreografia e bukur dhe ekzekutimi mjeshtëror nga valltarët e Ansamblit “Shota” ka bërë që publiku ta mirëpresë dhe të duartrokasë gjatë koreodramës dhe në fund të saj.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka thënë se kombi shqiptar për shekuj me radhë është ballafaquar me sfida dhe vështirësi të natyrave të ndryshme, si: pushtime, persekutime, asimilime, diskriminime etj. i.k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “843” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply