Bashkimi politik i fiseve shqiptare

0

Abat Doçi punoi me përkushtim të pazakontë në ruajtjen, kultivimin dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare duke dhënë dëshmi se është e mishëruar thellë ne popull. Kambanat e kishës së Oroshit kanë rënë jo vetëm për meshë, por edhe për meshën e lirisë duke i ngritur malësitë në kushtime të njëpasnjëshme

Dom Nike Ukgjini

Kthimi në Atdhe dhe vazhdimi i misionit në shërbim të Zotit e popullit
Pas shumë peripecive diplomatike, në Shkodër, Romë, Stamboll e Vjenë, më ndihmën e Austro-Hungarisë si garant pranë Portës së Lartë, Doçi më 27 tetor 1888, arriti pas 11 viteve mërgimi të kthehej në Shkodër, duke u caktuar abat në Oroshin e lavdishëm. Kthimi sipas dekreti të sulltanit dorëzuar Bahri Pashës në Shkodër, ishte kushtëzuar që të mos merrej më politikë dhe veprimtaria e tij kërkonte që të mos kalonte kufijtë e Provincës se Mirditës.
Doçi, si autoritet i lartë kishtar i cili tani varej nga Roma dhe Vjena, i kishte dhënë vetes më tepër detyrë për të punuar në rrugën e veprimtarisë kishtare, për rimëkëmbjen e kishave të shkatërruara nga turku, për liri dhe për të mirën e atdheut. Përkundrejt pengesave që kishte përpara, punonte më plot energji për fuqizimin e faktorit te brendshëm me anë të besës e bashkimit, zhvillimit të jetës kulturore e shpirtërore. Mbarimi i shek. XIX, përben një moment me rendësi në historinë e Mirditës, pasi me nxitjen e Doçit u shënjua lulëzimi me i madh i përpjekjeve të shqiptarëve për liri kundër ushtrisë Turke. Qëllimi i Abat Doçit ishte edhe përfshirja e shqiptarëve të Mirditës në koalicione politike te Evropës, çfarë do përfitonte dhe Shqipëria.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “769” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply