Beni gjahtar

0
Asllan Bisha

Beni e shoqëronte gjyshin. Ai priste mysafirë, shokët e tij gjahtarë. Nuk i ndahej. Gjyshi e porositi nipin e tij që t’i dëgjojë rrëfimet e tyre. Mos të flasë, bile sa më pak.
“E mbaj fjalën. Nuk jam djalë i keq”.
“Ashtu, të pastë gjyshi”, i tha duke i lëmuar flokët nipit që kishte lëshuar shtat.
Dhe pa vonuar shumë, ata erdhën, u tubuan. Gjyshi u shtroi meze, verë dhe raki. U cakërruan gotat. Dhe bisedat gjahtarçe shpërthyen. Beni dëgjonte, habitej nga ngjarjet dhe rrëfimet e gjahtarëve. Disa ngjarje ishin të frikshme. Benit më shmë i pëlqyen tregimet e gjahtarit plak me shpendë, me pata.
Beni s’do të ndahej nga gjahtarët, por e ftuan shokët të luajë futboll. Kur u kthye pas lojës, erdhi në dhomën e pritjes, por gjahtarët ishin shpërndarë.
“Do të vijnë përsëri”, i tha gjyshi.
“Unë do të rri me ty, do të shoqëroj”, fliste Beni.
“Ata të kanë lavdëruar. Je dukur si gjahtar i vërtetë”.
“Po, edhe unë do të bëhem gjahtar, do ta vras dhelprën dinake që na i hanë pulat. Do të shkoj në gjah sa të fillojë pushimi dimëror”.
“Kujdes notat, po mbaron gjysmëvjetori i parë”, e porositi gjyshi.
“Do të jem shumë i mirë. E kam përmirësuar notën në matematikë”.
“Të lumtë, Beni. Në gjysmëvjetorin

Share.

Leave A Reply