Bija fisnike e racës arbërore

0

Më 5 shtator mbushen 20-vjet qyshse u largua nga kjo jetë Nëna Tereze, vetëm një javë pas vdekjes tragjike të Princeshës Dajanë. Nëna Tereze e kishte përjetuar rëndë vdekjen tragjike të princeshës së Uellsit. Ato kishin qenë shumë të dashura

Nëna Tereze kishte mbajtur lidhje të ngushta dhe e respektonte këtë princeshë të famshme e cila kishte bërë shumë për të varfrit dhe për largimin e minave nëpër ish zonat e luftës. Nënë Tereza e nderonte misionin humanitar të kësaj princeshe moderne. Gjatë një vizite në New York në qershor të vitit 1997, Princesha Dajanë e vizitoi Nënën Tereze në Misionin e saj Bamirës në Bronx. Vizita e Dajanës në këtë lagje te varfër u prit mirë nga Nëna Tereze dhe nga mjetet amerikane të informacionit. Nëna Tereze dhe Princesha Dajanë biseduan gjerësisht, në lidhje më varfërinë dhe problemet e tjera urgjente të shoqërisë. Në fund të atij takimi u fotografuan së bashku. Ajo fotografi u bë e njohur në terë botën. Princesha më e bukur dhe më elegante në botë u fotografua me nënën më të dashur dhe më të nderuar të njerëzimit. Ne këtë rast ishin bashkuar mëshira e mirësia me bukurinë dhe elegancën. Pas lajmit për vdekjen e saj tragjike Nëna Tereze ishte lutur për dritë në amshim dhe për dy djemtë e saj jetimë. Për lutjet e Nënës Tereze u njoftua botërisht . Në shenjë nderimi dërguam në Konsullatën Britanike një tubë lule për Princeshën Dajanë. Ceremonia e mortit të Princeshës Dajanë u zhvillua në fund të javës së parë të shtatorit 1997. Londra ato ditë ishte në qendër të vëmendjes botërore. Gj. Gjonlekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “780” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply