Dedë Gjon Luli dhe bashkëluftëtarët e tij, emblema e vetëdijes kombëtare

0

Të pranishmit kanë ndjekur programin ku nxënësit kanë lexuar punimet e tyre, kanë recituar poezi dhe kanë kënduar këngë me çifteli dhe lahutë kushtuar Kryengritjes së Malësisë

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Grupin “Historianët e rinj” dhe Grupin Letrar “Jehona” të Shkollës së Mesme “25 Maji” në Tuz, shënuan të shtunën me një aktivitet përkujtimor 108-vjetorin e Kryengritjes së Malësisë, në Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit në Bardhaj të Hotit.
Në prani të disa dhjetëra të pranishmëve, manifestimi ka filluar me intonimin e himnit kombëtar.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka thënë se Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 “është krenaria e mbarë kombit shqiptar, për vetëdijen e lartë kombëtare, për atdhedashuri e pavarësi nga pushtuesi dhe simbol i sakrificës deri në vetëmohim për pavarësi”.
Ai ka theksuar se prijësi i kësaj kryengritjeje “Dedë Gjon Luli dhe atdhetarët e bashkëluftetarët e tij janë pa dyshim emblema e vetëdijes kombëtare”. i.k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “859” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply