Dëshmi e dashurisë së autorit për vendlindjena

0

“Është e pamundur të flitet për rajonin e Krajës e aty mos të përfshihet Ali Gjeçbritaj. Kraja dhe Aliu janë si mishi e kocka dhe kjo është kështu sepse Aliu e din mirë nga vjen, por çka është më e rëndësishmja, ai e din se ku shkon. Duke jetuar pranë liqenit, Aliu si një liburn që është, lundron me shumë shkathtësi dhe sukses sa në poezi e letërsi, ashtu në publicistikë e trashëgimi, dikur jepte kontributin në politikë e sot në gazetari”, ka thënë Gazmend Çitaku

Ulqin – Në sallën e mbushur përplot të Bibliotekës së Qytetit në Ulqin, të premten mbrëma u përuruan dy librat më të rinj të Ali Gjeçbritajt – “Udhëtim në kohë” dhe vëllimi poetik “Heshtja që flet”.
Libri “Udhëtim në kohë”, i cili është botuar “nga “Diti&Oli – Librari ‘Arti’”, është përmbledhje e artikujve gazetareskë, kumtesave të mbajtura në konferenca shkencore apo seminare, fjalimeve në manifestime, procesverbaleve të mbledhjeve dhe rezolutave të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, recensioneve për libra të autorëve shqiptarë në Mal të Zi dhe të tjerë etj., të ndarë në tetë kapituj: arsim, manifestime, kujtime dhe përjetime, politike, shënime gazetareske, trashëgimi, udhëpërshkrime, vështrime. Ndërkaq përmbledhja “Heshtja që flet”, e botuar nga SHAI “Art Club”, përbëhet nga 75 poezi.
Botuesi Gazmend Çitaku ka thënë se me këto dy libra, Gjeçbritaj jo vetëm që ka arritur majat e maleve dhe thellësitë e detit, por ai me këto dy botime është konsoliduar fort në fronin e veprimtarëve kulturorë të shqiptarëve të Malit të Zi. 

(Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “844” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply