Dje dhe sot

0

Shenja e parë e korrupsionit është kur qëllimi bëhet justifikim për mjetin; kur rezultati i mirë justifikon çdo gabim të kryer; një fushatë me fonde të paligjshme e shtyn një parti të mendojë se fitorja në zgjedhje do të justifikonte çdo mjet të përdorur, ose një kandidat, me qëllim për të fituar votat, bën premtime boshe

Për Koha Javore: Astrit Lulushi

Devijimi më i vogël nga e vërteta shumëzohet më vonë me një mijëfishim, ashtu si njeriu mund të bëjë gabim në jetë, por jeta kurrë nuk bën gabim me njeriun. Por ka edhe të tjera që e çojnë njeriun në të njëjtin përfundim; fuqia, pushteti tërheq të korruptuarin, pastaj e korrupton atë më tej. Shenja e parë e korrupsionit është kur qëllimi bëhet justifikim për mjetin; kur rezultati i mirë justifikon çdo gabim të kryer; një fushatë me fonde të paligjshme e shtyn një parti të mendojë se fitorja në zgjedhje do të justifikonte çdo mjet të përdorur, ose një kandidat, me qëllim për të fituar votat, bën premtime boshe.
Përkeqësimi i çdo qeverie fillon me prishjen e parimeve mbi të cilat u themelua, thotë Montesquieu. Të gjithë precedentet e këqij, patën filluar si masa të justifikueshme.
Por le të jemi mirënjohës, sepse në qoftë se nuk mësuam shumë nga jeta, të paktën mësuam pak; nëse disa arritën të mos mësonin fare, të paktën nuk u sëmurën; nëse u sëmurën, të paktën nuk vdiqën burgjeve e internimeve, as nuk u rrezikuan. Pra, le të jemi mirënjohës, sepse kurrë më parë nuk vodhëm; edhe nëse na vodhën, të paktën nuk na morën jetën; nëse na i morën të gjitha, prapë nuk ishin shumë; le të jemi mirënjohës, sepse ne ishim të grabiturit dhe jo grabitësit. Ndryshe nga sot, jeta ishte e errët atëherë, si një labirint plot dredha, padritë, papasqyrë, plot me njerëz të verbër.

Share.

Leave A Reply