Do të shfaqet drama “Stina e lumturisë”

0

Drama me autore Esmerinda Lekperiqin, nxënëse e klasës së nëntë, është përgatitur nga Seksioni i dramës i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, nën drejtimin e profesoreshës së gjuhës shqipe dhe letërsisë Aishe Gjeçbritaj

Ostros – Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, seksioni i dramës i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” Ostros do të shfaqë dramën “Stina e lumturisë” të autores Esmerinda Lekperiqi, nxënëse e klasës së nëntë.
Shfaqja jepet në Shtëpinë e Kulturës në Ostros të hënën, më 6 mars 2017, në orën 19:00. Kjo është shfaqja e gjashtëmbëdhjetë me radhë që jep grupi simpatik i aktorëve të vegjël të seksionit të dramës, i cili me sukses po vepron në vazhdimësi pranë këtij institucioni arsimor, i vetmi në gjuhën shqipe në Komunën e Tivarit, nën drejtimin e profesoreshës së gjuhës shqipe dhe letërsisë, znj. Aishe Gjeçbritaj. Ali Gjeçbritaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “754” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply