Dromca që me gjithë akribinë e autorit të mbeten në fyt

0

Nikollë Berishaj

Si t’ia fillosh të flasësh për jetëshkrimin e një autori, kujtesa e parë në jetë e të cilit lidhet me burgun. Ai vetë në romanin e tij »Secili çmendet në mënyrë të vet” nuk të le mundësi të tepruar, pasi mu në faqet e para, në mos pikërisht në të parën të njofton me një fakt të tillë. E nëse kësaj ia shtojmë edhe vetë konstatimin e tij se bëhet fjalë për një roman me elemente të fuqishme autobiografike, pa e anashkaluar assesi fiksionin, dhe faktin e pamohueshëm se ai i merr pikërisht vitet e fëmijërisë dhe të rinisë së tij të hershme, që çuditërisht korrespondojnë me vitet më të vrazhda të sistemit diktatorial të Shqipërisë, me vitin 1965 e deri në vitet ku do të duhej të ndjente gëzimet personale, me rininë e tij dhe me hapat e parë të jetës, vitin 1985, atëherë çështja bëhet edhe më e vështirë.
Dy qoshnikët e romanit, janë vitet 1965 dhe 1985. Pika e parë korrespondon me ndalimin e shprehjes së lirisë fetare në Shqipëri, ndërsa qoshniku i dytë lidhet me vdekjen, me gëzimin dhe ngazëllimin që e përcjell atë vdekje e që “nuk dilte jashtë, ose dilte në forma të kamufluara e metaforike”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “764” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply