Duhet vlerësuar kontributin e Tomë Bojajt në këtë fushë

0

Tomë Bojaj , edhe pse nuk e kishte profesion gazetarinë, median shqipe e kishte në mendje , në zemër dhe në shpirt. Falë kësaj dashurie të zjarrtë për informimin shqip në trevën e Malësisë me mund, pasion e përkushtim , që i ka kultivuar ndër vite , themeloi dhe hapi Televizionin e parë në gjuhën shqipe në Mal të Zi me emrin “ Boin” në vitin 2001

Gjekë Gjonaj

Jeta dhe vepra e kolegut tonë të ndjerë e të respektuar nga shqiptarët e kudo ndodhur që e njohën , i cili lindi në një fshat të vogël Bojaj të malit të Grudës , pranë brigjeve të lumit Cem ,pak kilometera larg nga Tuzi , dëshmon se shkollimi i lartë nuk është gjithmonë kusht themeltar për të arritur domosdo një sukses të veçantë në fusha të ndryshme të jetës.
Tomë Bojaj , edhe pse nuk e kishte profesion gazetarinë, median shqipe e kishte në mendje , në zemër dhe në shpirt. Falë kësaj dashurie të zjarrtë për informimin shqip në trevën e Malësisë me mund, pasion e përkushtim , që i ka kultivuar ndër vite , themeloi dhe hapi Televizionin e parë në gjuhën shqipe në Mal të Zi me emrin “ Boin” në vitin 2001. Më duhet të pranoj se ishte akt i guximshëm, pasi rrethanat shoqërore-politike në ato vite të tranzicionit nuk ishin në favor të tij. Megjithatë i etur për të hapur edhe një dritare mediatike në shtëpitë e shqiptarëve në Mal të Zi pranoi të jetë në krye të detyrës, siç i ka hije një gazetari profesionist. Në këtë profesion të ri, i cili për të ishte sfidë, u tregua i mirë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “779” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply