Evenimenti më i popullarizuar kulturor në vend

0

Manifestimi kulturor “Karnavalet – Koret” e filluan rrugëtimin e tyre që njëzetekatër vjet më parë, me synim që doket, zakonet dhe traditat e lashta të zonës së Malësisë t’i prezantojnë, afirmojnë dhe ruajnë në formë karnavali. Nga organizimi i parë e deri më sot, ky manifestim ka fituar popullaritet të gjerë jo vetëm brenda vendit dhe në shtetet e rajonit por dhe më gjerë. Një fakt të tillë e dëshmon më së miri edhe anëtarësimi i plot i Shoqatës së Karnavaleve “Koret” në Shoqatën Evropiane të Qyteteve të Karnavaleve

Tuz – Manifestimi kulturor “Karnavalet – Koret 2019”, u organizua në Malësi për të njëzetekatërtën herë, një ngjarje tradicionale kulturore e cila tashmë ka fituar epitetin nga i gjithë komuniteti në Malësi, si aktiviteti më i dashur dhe më madhështor kulturor i kësaj treve.
Nata e parë a karnavaleve filloi si rëndom me natën e humorit dhe të satirës.
Fillimisht, hapjes së manifestimit i parapriu paraqitja në skenë e kapos dhe e mazhoretave e më pas u bë hapja e Javës së Karnavaleve në Malësi, ku të rinj dhe të reja përmes humorit dhe satirës trajtuan shumë dukuri të cilat ngjajnë në shoqërinë tonë në përditshmëri.
Një risi e cila u vërejt që në hapje të manifestimit, ishte pjesëmarrja masive e të rinjve dhe të rejave nga Malësia të cilët ishin kyçur në karnavale por dhe ndërrimi i strukturës së Këshillit Organizativ të Karnavaleve, duke u zëvendësuar plotësisht nga gjenerata e re. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “854” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply