Fakte të panjohura që na bëjnë të reflektojmë

0

“Çdo pasardhës ndjehet krenar kur paraardhësit e tij kanë luftuar, kanë kontribuar për çështje kombëtare dhe natyrisht për një kauzë – atë të bashkimit kombëtar. Me punën dhe luftën e tyre ata na kanë mësuar, na kanë bërë që ne sot të ndjehemi krenarë, por edhe të jemi borxhlinj ndaj kombit, ndaj këtij vendi që quhet Shqipëri”, ka thënë Kujtim Cakrani, pinjoll i autorit

Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi organizoi të shtunën në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin përurimin e librit “Kujtimet e një firmëtari” të Hajredin Bej Cakranit, i cili rrjedh nga një prej familjeve më të vjetra dhe më të mëdha në jug të Shqipërisë.
Historiani Kastriot Bimo, redaktor i librit, ka thënë se duke qenë vetë protagonist i ngjarjeve që karakterizuan pjesën e dytë të shekullit XIX dhe pjesën e parë të shekullit XX, si dhe firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, autori në libër flet në vetën e parë dhe na sjell një këndvështrim krejt ndryshe.
Ai ka theksuar se është e vërtetë se e gjithë gjysma e dytë e shekullit XX ka qenë e mbushur me sulme dhe stigmatizim të figurës së bejlerëve, por e vërteta është se duke qenë të pasur kanë qenë ata që kanë drejtuar kryengritjet e Tanzimatit, kanë udhëhequr qeveritë e para, gjë që tregon se këta njerëz nuk vinin asgjë mbi kombin dhe bashkimin e trojeve të tij. i.k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “765” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply