Film dokumentar me një rrëfim të bukur poetik

0

Në film narracioni realizohet përmes dialogut të aktorëve Bashkim Alaj dhe Edina Mustafiq. Ky dialog është i gjallë, i thukët e nganjëherë i hareshëm dhe me një dozë humori duke krijuar një ndërveprim të duhur dramaturgjik.
Edhe aktori Simon Shkreli në rolin e Buzukut, që mendohet se ka vepruar nëpër trevat ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi, ka dhënë një realizim të bukur dhe emocionues në atmosferën e lashtësisë duke ia shtuar filmit dimensionin e duhur historik.

Ali Salaj

Filmi dokumentaro-artistik “Ana e Malit, shtëpia e përbashkët” është filmi i parë i punuar nga një kastë filmike profesionale të shqiptarëve në Malin e Zi. Në këtë vepër kinematografike janë angazhuar regjisorë, producentë, operatorë dhe aktorë të shkolluar, të cilët filmin, teatrin dhe televizionin e kanë vokacion të tyre.
Si i tillë, ky film provokon kërshërinë e kritikëve dhe kineastëve dhe besoj që do të mirëpritet edhe nga shikuesit e gjerë dhe nga adhuruesit e filmit.
Filmi nis me kuadro nga droni ku shfaqen pamjet e bukura të Anës së Malit nga perspektiva e zogut, të përqendruar në liqenin dhe në qytetin e Lashtë të Shasit, i cili është simbol identifikues i kësaj treve.
Fotografia e Selver Vukoviqit është tejet kreative dhe me detajet e punuara me përkushtim. Kamera sugjeron atmosferën e caktuar të një rajoni të veçantë të shqiptarëve në Malin e Zi. Lëvizjet e kamerës janë të sinkronizuara dhe me një kompozicion të qartë dhe kuptimplote të kuadrit.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “868” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply