Fotografia si art, si medie dhe si filozofi

0

Autorët e fotografive në fakt as që kanë pasur pretendime që fotografinë ta trajtojnë rreptësisht si medie tradicionale, por vetëm si sistem komunikimi të thjeshtë me qëllim që të mbartin mesazhin informativ dhe emotiv lidhur me bukuritë përrallore të Shqipërisë, qoftë si art, qoftë si medie e veçantë e kohës apo edhe si filozofi. Si art – me vlerat e larta artistike, si medie – me rolin e jashtëzakonshëm informativ dhe si filozofi – me idenë e mençur hulumtuese, duke konstatuar se çdo fotografi është një simbol në vete dhe një ligjëratë e pathënë gjer më tani për Shqipërinë

Qazim Muja

Asgjë si objektivi fotografik, i udhëhequr nga intuita jonë e brendshme, nuk është në gjendje të fiksojë çudirat e natyrës në lëvizje të përhershme, në vijat e saj të ndërthurura si strukturë apo përmbajtje, në përplasjen apo bashkimin e dritës dhe hijes, në lojën e pafund të rrezeve, në papritshmëritë e perspektivës apo të sipërfaqeve.
Që nga lindja e saj në vitin 1839 dhe deri më sot, fotografia e ka ndryshuar mënyrën në të cilën e shikojmë botën rreth nesh. Ka zbuluar gjëra që dikur ishin të fshehura dhe përgjithmonë ka dokumentuar ngjarje, ambiente dhe njerëz të rëndësishëm, por dhe të thjeshtë, në mënyrë që mos të harrohen asnjëherë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “863” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply