Fuqizim i lidhjes së kulturave në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë

0

Tuz – Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, ka promovuar librin “Ove Godine nije pao snijeg”- “Këtë vit nuk ka rënë dëborë”, të autorit nga Shkodra, Skender Temalit, i cili njëherësh është edhe anëtar i kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës.
Në fillim të këtij promovimi i cili u zhvillua në sallën solemne të SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz, ka përshëndetur Izedina Axhoviq nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, e cila theksoi se ky aktivitet kulturor është një vazhdim i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, përkatësisht i lidhjeve ndërkufitare mes dy shteteve, duke treguar se qendra në fjalë ka zhvilluar deri më tani një sërë veprimtarish kulturore në Shkodër dhe Tiranë.
Në prani të një numri të vogël të adhuruesve të fjalës së shkruar, në mes tyre dhe ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Z. Skender Durmishi, për librin dhe autorin kanë folur Z. Dimitrov Popoviq, (redaktor i librit) Pjetër Dreshaj (përkthyes), Zuvdija Hoxhiq nga PEN qendra dhe autori, Skender Temali.
Redaktori i librit, Dimitrov Popoviq, ka thënë se shkrimtari Skender Temali është një penë e mprehtë dhe e dashur e ditëve tona, duke e shpalosur kështu një jetëshkrim të pasur të autorit, të krijimtarisë së tij të suksesshme e shumëvjeçare si dhe çmimet që ka marrë brenda dhe jashtë vendit si një shkrimtar i madh dhe me vlera të veçanta. t.u.

Share.

Leave A Reply