Gjak i humbur

0

Dialekti arvanitas është në krye të gjuhëve që po zhduken, shkruan profesor Lukas Tsitsipis në “Arvanitica and Greek in Contact”. Arvanishtja sot është e rrezikuar, pasi folësit e saj përdorin gjuhën greke dhe pjesëtarët më të rinj të komunitetit nuk e flasin më, thotë prof. Georgios Babiniotis në “Lexicon of the Greek Language”

Për Koha Javore: Astrit Lulushi

Konstantin Louloudis, lindur më 1991, është garues britanik; dy herë fitues i medaljes olimpike dhe dy herë kampion i botës në garat me jaht. I ati i tij është grek, i ardhur nga ishulli i Andros. E ëma e tij, britanike, është pjesëtare e oborrit të mbretëreshës Elizabeth II.
Andros është ishulli më verior i arkipelagut grek Cyclades, rreth 10 km në juglindje të Euboea dhe rreth 3 km në veri të Tinos. Ishulli është kryesisht shkëmbor. Komuna, e cila përfshin Andros dhe disa ishuj të vegjël aty pranë, të pabanuar, ka një sipërfaqe prej 380 km2. Qytetet më të mëdhenj janë Andros, Gavrio, Batsi dhe Ormos Korthiou.
Në vitin 1416, ishulli u pushtua nga osmanët dhe pothuajse e gjithë popullsia vendase u shpërngul. Në të njëjtën kohë, arvanitët, të ikur nga zonat jugore të Shqipërisë së sotme, kaluan nga Eubeja në ishull, duke u vendosur në pjesën veriore të tij. Emri i ishullit në gjuhen arvanite është Ëndërr.
Në fillim të viteve 1770, gjatë Luftës Ruso-Turke të vitit 1768-74, ishulli u pushtua nga rusët dhe u përdor si bazë për operacionet në Egje.
Më 10 maj 1821, Theophilos Kairis, një nga intelektualët kryesorë grekë, deklaroi pjesëmarrjen e Andros në Luftën e Pavarësisë duke ngritur flamurin grek në ishull. Me anë të një fjalimi, Kairis frymëzoi pronarët e anijeve dhe tregtarët për të kontribuar me fonde për të ndërtuar një marinë greke për të luftuar osmanët. Arvanitët përbënin në atë kohë shtresën më të pasur në rajon.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “785” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply