Kadareja përsëri ndër favoritët

0

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, edhe këtë vit është në rrethin e ngushtë të favoritëve për të fituar çmimin prestigjioz, Nobel, në fushën e letërsisë.
Gazeta britanike “Nicer Odds” favorit kryesor për Nobelin 2016 e konsideron shkrimtarin japonez Haruki Murakami, i cili për shumë vite me radhë e kryeson këtë listë, ndërsa Kadarenë e radhitë të pesëmbëdhjetin në mesin e pretendentëve.
Gjithashtu, si favoritë për ketë çmim edhe sivjet përmenden poeti sirian Adonis e Joyce Carol Oates.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e tij është përkthyer në mbi dyzet gjuhë të huaja. Në fillim të këtij viti ky shkrimtar shqiptar u nderua nga shteti francez me urdhrin e lartë “Komandant i Legjionit të Nderit”.
Rikujtojmë së 2016-ta është shpallur nga institucionet e Shqipërisë “Vit kulturor i Ismail Kadaresë” për nder të 80-vjetorit të tij, që po shënohet me disa aktivitete. Në qytetin e tij të lindjes, në Gjirokastër, është përuruar si muze shtëpia ku ka lindur dhe është rritur ai.
Ky muze hapi dyert për vizitorë në janar të këtij viti, në ditën e lindjes së shkrimtarit. Në Shqipëri e në Kosovë janë paraparë të mbahen orë të ndryshme letrare, promovime e ekspozita deri në fund të këtij viti jubilar për shkrimtarin. Në tetarin profesionist “Adriana” të Ferizajt po përgatitet shfaqja “Piramida”, dramatizim i romanit të Ismail Kadaresë me të njëjtin titull. Dramatizimin e ka bërë Bardh Frangu, ndërsa regjinë po e bën Fatmir Hyseni. Për premierën e kësaj shfaqjeje pritet të jetë i pranishëm edhe Ismail Kadare.
Çmimi Nobel për letërsi ndahet çdo tetor, siç kërkohet në testamentin e shkencëtarit Alfred Nobel: “Për njeriun që ka krijuar në fushën e letërsisë veprën më të vlefshme me një drejtim ideal” dhe ka vlerë financiare 780 mijë funta.Vitin e kaluar Nobeli për Letërsi i takoi shkrimtares dhe gazetares bjelloruse Svetlana Alexievich.“War’s Unëomanly Face”, botuar më 1985 dhe është libri i parë i Alexievich, dy milionë kopje të së cilit janë shitur. Ky roman i cili ndërtohet prej monologëve të grave në luftë, të cilat flasin për aspektet e Luftës së Dytë Botërore, që nuk janë trajtuar më parë. Libri ka ardhur në shqip nga shtëpia botuese “Buzuku”, në Prishtinë.
Që prej vitit 1901, 110 njerëz e kanë fituar këtë çmim, prej të cilëve 13 kanë qenë gra, Alexievich u bë gruaja e katërt në histori që fitoi këtë çmim.

Share.

Leave A Reply