Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit

0

Nga kjo kala Skënderbeu erdhi edhe deri në Ulqin dhe kjo është shumë e mundur sepse vija lidhëse e dy vendeve është 27 mile nautike (43km) dhe jo vetëm një herë por disa herë ka ardhur në kalanë e Ulqinit, madje nga këtu ka mbërritur edhe në Rotec e Raguzë

Gazmend Çitaku

18 tetor 2018, ditë me diell që shkëlqen sikurse të ishte verë, ne grupi Ilirët nga Ulqini u mblodhëm në shtëpinë e Sami e Naim Flamurit dhe pasi pimë kafetë e mëngjesit u nisëm në rrugëtimin tonë për në Kepin e Rodonit. Sipas hartës elektronike, distanca rrugore nga Ulqini deri në Kepin e Rodonit ishte 168km dhe këtë rrugë nëse nuk kishte pengesa duhej ta përshkonim për 4h. Rrugën nuk e hetonim fare, udhëtonim duke treguar ndodhi të ndryshem si dhe copëza historike për vendin që dëshirojmë ta vizitojmë. Kepi i Rodonit që nga emri Rodon=Redon të shtyn ta lidhësh emrin e vendit me atë të hyut ilir Redonit i cili ishte Hyu i detit e që ishte i ngjashëm me Neptunin te romakët dhe Posejdonin te helenët. Më kujtohej se dikund më parë kisha parë si lajm se arkeologët nënujorë kishin zbuluar dy anije ilire të fundosura e që identifikoheshin si 2300 vjet të moçme si dhe një mori zbulimesh nënujore. Paramendo, thotë Gëzimi, këto i kanë gjetur arkeologët, po çka do të kenë gjetur të tjerët, ata që kanë qëllim tregun e zi të artefakteve. Po, thotë Samiu, edhe mua më kujtohet diçka që vite më parë është dhënë një lajm për një tjetërsim të një artefakti shumë domethënës mu nga Kalaja e Skënderbeut.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “837” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply