Këngëtar i tabanit popullor

0

Këngëtari Haxhi Zeneli, mbas 37 vјetëve, prej kur ai ishte nјë artist і rі, student shqiptarë, nga Ulqini,në Universitetin e Prishtinës, me pjesëmarrjen e tij në një audiencë, atje, do të realizonte ëndrrën parë, рër t’u bër një këngëtar i njohur e kësaj treve, që do të linte gjurmë në këngën popullore, origjinale të Ulqinit, Shkodrës dhe Ana e Malit.
Tash, ai edhe pse jeton prej disa dekada në SHBA, realizoi edhe një video klip më të ri me këngë të tabanit popullor, “Kem një Gjuhë Kem një Flamur” me muzikë të Edmon Zhulalit

Zoti Zeneli, rrjetet sociale njoftuan se :”Brenda një kohe të shkurtër, për adhuruesit e këngës atdhetare shqiptare, ju do të lansoni një video- klip me këngën më të re, të kompozuar nga kompozitori i mirënjohur, Edmond Zhulali. A mund të na tregoni diçka më shumë për këtë video klip?
H. Zeneli: Po, mund të ju them se këto ditë përfunduan xhirimet e këtij video- klipi. Xhirimet i bëmë në trojet shqiptare në Mal të Zi dhe në Kosovë, nga Produksioni “Labia Film”. Më duket se kombi ynë po kalon edhe një krizë identiteti, ku shumica e rinisë po e braktisë vendin edhe nga krizat që po ju krijojnë vetë shtetet shqiptare, dhe mendova se ky do ishte momenti më i qëlluar për t’ia rikujtuar popullit, se ne si komb nuk i kemi kryer të gjitha punët tona dhe se kemi ende shumë punë për të bërë, kështu që krijova një tekst të këngës ë thjeshtë, por me domethënie të madhe, me një mesazh për të na rikujtuar, se po harrojmë amanetin e të parëve tanë që disa nga ata sakrifikuan të gjitha për Shqipërinë. Muzikën e kësaj kënge e komponoi kompozitori tashme i shumë këngëve të njohura shqiptare, Edmond Zhulali, ku kënga më shumë mund t’iu ngjajë motiveve shkodrane. Plani është që video- klipin ta lansojmë për festat e nëntorit. Shpresojmë që do të mirëpritet.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “785” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply