Komedia e mjerimit

0

Varianti i parë

Goja u qet flakë
që gënjeshtra të djeg
vetëm dhimbja renditë
hijet prej njerëzve me tatuazh
të mbudhen në pëllëmbë
dehen me lëngun e kulluar të gënjeshtrës
/sa më i vjetër aq më i mirë/
kujt i bien në mend për etje
kur prej eshtrave
ndërtojnë instrumente për gjumë

Varianti i dytë
Në gërmadhat e rrugëve
lypësit barkplot i mbrapsin lypësit bark zbrazët

të parët
edhe mjerimin e lanë për vete
deri në dhimbje
pa i zënë gjaku

të dytët
nga turpi me kohë ikën…
vetëm mos t’u marrin mëndët
karamelet që ndanë të parët
u lanë gjithçka…edhe emrin po ta pranonin
mbajtën vetëm shpirtin
në terrin e ditës
në plagët e saj
pa gjurmë
nuk u zvarritën si zog pa krahë
nëpër godina e lëndina
ku në litar varën ëndrrat
si kurth për Zotin

Varianti i tret
Nëse gënjeshtra hy në gjak
si gjarpër në strofull dimri
harresa do të pulsojë si e çmendur

kush do të iki me vdekje mbi qafë
kur për çfarëdo pune
lypset shpirti

Varianti i katërt
Engjëj letrash
njëqind herë veshën e zhveshën
fytyra të ndryshme
sy të ndryshëm
zëra të ndryshëm
zemra të ndryshme
të kujt e keni tani gjakun
kur helmi mori flakë
e nëmët nuk e shuajnë

Varianti i pestë
vetëm sa pinë kupën
sa shpalosën flatrat në marrëzinë e tyre
pasi prangat e marres i zhveshën lakuriq
të mos njohin veten
e shkëputur
fjalët dhe historitë ua lanë korbave
për një metelik
Varianti i gjashtë
Ëndrra e gomarit
për tu bërë kalë
përfundon gjithmonë me kalëqyqe

Share.

Leave A Reply