Kontribut për ndriçimin e figurës së Skënderbeut dhe epokës së tij

0

“Materialet që do të shikoni, materialet e tjera që presim të botojmë, materialet që presim t’i sjellim nga arkivat e Raguzës, Venedikut, Romës, janë mijëra dosje të cilat do të japin një pasqyrë shumë më të gjerë se deri sot për atë që dimë, për atë periudhë mesjetare”, ka thënë rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, prof. dr. Marenglen Verli, duke nënvizuar se meriton që të bëjmë më të mirën për atë periudhë historike dhe për Skënderbeun, heroin e kombit tonë

Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike – Tiranë shënuan Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut me përurimin e katër botimeve, pjesë e kolanës që ASA ka botuar gjatë këtij viti për Skënderbeun dhe epokën e tij.
Në këtë kuadër, të premten mbrëma, në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, janë përuruar librat: “Studime për Skënderbeun”, me autor Aleks Budën, i cili është përgatitur për botim nga vajza e tij Tatjana Buda – Haxhimihali; “Nga Shkodra gjer në Vlorë nëpër Shqipërinë Mesjetare (Kontribute për gjeografinë historike dhe mesjetën shqiptare)”, i historianit çek Konstantin Jireçek, i cili është përkthyer dhe përgatitur për botim nga Prof. asoc. dr. Edmond Malaj; monografia “Balshajt – Lufta e Principatës së Balshajve dhe sundimtarëve të tjerë shqiptarë kundër Venedikut në 20 vjetët e parë të shek. XV”, i historianes dr. Pranvera Bogdani; dhe “Regjistri i Sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431”, i cili është përgatitur për botim nga Dr. Eduart Caka. i.k.

Share.

Leave A Reply