Krijues me shqisë të veçantë të perceptimit dhe vrojtimit

0

Ai me pendën e tij krijon dhe përjetëson tema, personazhe, ngjarje e peizazhe si mënyrë për të shprehur botën e tij të brendshme, shikimin e tij ndaj botës që e rrethon. Siç e ka thënë edhe vetë, ai ndjen kënaqësi duke vizatuar. Ardhja juaj në numër kaq të madh, përveçse flet për interesimin tuaj ndaj arteve pamore, është një mirënjohje ndaj punës krijuese të Z. Hoxhiq. Zuvdiju na ka mbledhur shpesh për promovime librash apo për diskutime lidhur me letërsinë, por këtë herë jemi këtu për vizatimet e tij, apo për “vizuelet e fjalës së tij të fuqishme letrare”

Tuz – Krijuesi i shquar i kulturës, akademiku, shkrimtari dhe piktori, Zuvdija Hoxhiq, ka hapur ekspozitën e tij individuale “Nostalgjia”, në QKI “Malësia” në Tuz, në prani të një numri të madh të adhuruesve të artit dhe të kulturës dhe të personaliteteve të profileve të ndryshme jetësore, me ç’ rast u prezantuan plot pesëdhjetë vizatime dhe grafika nga krijimtaria e tij artistike.
Në emër të organizatorit të kësaj ekspozite, të QKI “Malësia” ka përshëndetur, Vahid Dresheviq, i cili tha se nëpërmjet kësaj ekspozite, adhurues të artit gjatë shtatë ditëve sa do të qëndrojë e hapur kjo ekspozitë, do të njihen me vepra të njohura nga koha më e re që siç tha, ky admirues i historisë dhe kujdestar i kësaj pjese të së kaluarës tonë i kaloi në pëlhurë.
“Koleksioni që kemi para nesh, në një mënyrë të veçantë, ringjall trashëgiminë kulturore dhe traditën e kohërave të vjetra. Mendoj se kjo ekspozitë nuk ka vetëm rëndësi kulturore por ajo përmes këtij koleksioni bëhet ligjëruese e historisë së Malit të Zi. Zuvdija Hoxiq, në themelet e traditës, bashkon rrethin lindor dhe perëndimor të civilizimit, realizmin dhe të kaluarën epike”, theksoi ndër të tjera, Dresheviq. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “838” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply