Kronikë e njëmendtë e një zone që sfidoi të kaluarën e lavdishme

0

Objektiviteti, e vërteta dhe saktësia e të dhënave, të cilave autori u përmbahet me përpikëri, si dhe metodologjia e jashtëzakonshme hulumtuese shkencore që përdor, janë parimet themelore të lëndës që ndërthuret në një krijimtari të këtij lloji, pra në këtë botim monografik me synime të qarta

Qazim Muja

Bashkëpunimi im me prof. dr. Palokë Berishën ka filluar para dy dekadave, pikërisht në vitin 1997, me botimin e librit të parë të këtij autori “Zhvillimi i shkollave dhe arsimi i shqiptarëve në Mal të Zi prej vitit 1878-1988”. Dhe prej atëherë kam pasur nderin që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në vazhdimësi të përcjell veprimtarinë shkencore, hulumtuese dhe botuese të profesorit të nderuar në lëmin e shkollimit dhe arsimimit të shqiptarëve në Malin e Zi.
Se autori Prof. dr. Palokë Berisha nuk na paraqitet sonte këtu vetëm si autor i librave për arsimin, apo si një pedagog i spikatur që drejtpërdrejt kontribuoi në vënien e bazave të studimeve pedagogjike në Universitetin e Prishtinës, apo si një veteran i arsimit dhe njohës i shkëlqyeshëm i historisë dhe teorisë së pedagogjisë dhe i rrjedhave të shkollës shqipe në Malin e Zi, dhe jo vetëm, si njohës i jetës brenda dhe jashtë institucioneve arsimore e edhe si teoricien në shkencat pedagogjike, por edhe si një kronik i klasës së parë, dëshmon edhe monografia “Katër malet e Malësisë së Madhe në rrjedhat e kohës”, që po përurohet sonte dhe për të cilën do t’i them disa fjalë në mënyrë shumë të përgjithësuar.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “779” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply