Legjendat mes historisë dhe imagjinatës

0

Çitaku ka treguar se e kanë filluar me temën “Legjendat mes historisë dhe imagjinatës” pasi që ka menduar se legjendat janë një temë pak më e afërt për të gjithë dhe se të gjithë mund të kontribuojnë me mendimet e tyre

Ulqin – Legjendat kanë qenë temë e takimit të parë në kuadër të sezonit dimëror të diskutimeve “Kuvendim te Gazi”, i konceptuar si vend ku do të bisedohet për tema të ndryshme.
Organizatori Gazmend Çitaku, në atelienë e të cilit është mbajtur takimi, ka treguar se ideja është që të shkëmbejnë mendimet, por edhe shqetësimet e tyre.
Ai ka thënë se temat mund të jenë të ndryshme dhe se për këtë do të vendoset bashkërisht.
“Kam menduar që një herë në muaj, me tema të ndryshme, të mblidhen njerëzit e profileve të ndryshme, mbase të sillet dikush të bëjë edhe mbrëmje letrare këtu ose prezantim autori. Në të ardhmen ndoshta do të hapet edhe ndonjë ekspozitë e pikturave”, ka theksuar ai.
Çitaku ka treguar se e kanë filluar me temën “Legjendat mes historisë dhe imagjinatës” pasi që ka menduar se legjendat janë një temë pak më e afërt për të gjithë dhe se të gjithë mund të kontribuojnë me mendimet e tyre. i.k.

Share.

Leave A Reply