Libër dokumentues i përbërjes së etnisë sonë në Malin e Zi

0

Unë mendoj që heroi ynë kombëtar është i pavdekshëm, ai është i përjetshëm. Një ngjarje tjetër madhore për ne shqiptarët është edhe 110 – vjetori i Kongresit të Manastirit, ngjarja madhore e identitetit e gjuhës tonë të përbashkët kombëtare dhe në këtë aspekt unë mendoj se shoqata “Labeatët” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm përmes kësaj ekspozite dhe këtij përurimi libri që po mbahet në këtë vit jubilar për ne dhe për gjithë shqiptarët”, ka thënë në mes tjerash Draga

Tuz – OJQ “Labeatët”, ka organizuar në QKI “Malësia” në Tuz ekspozitën e fotografive kushtuar 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, përmes të cilës pasqyrohej figura shumëdimensionale e heroizmit dhe kontributit të gjerë që ka dhënë heroi kombëtar për kauzën kombëtare, një ekspozitë e gërshetuar me fotografi, ku paraqiteshin bustet e Skënderbeut të vendosura përgjatë shumë qyteteve dhe shesheve në Ballkan, Evropë dhe gjetiu.
Ndërkohë, në pjesën e dytë të aktivitetit të organizuar, ku morën pjesën një numër i konsiderueshëm i publikut, kjo OJQ ka bërë promovimin e librit “Etnia dhe hapësira” të autorit Dr. Nail Draga.
Në fjalën përshëndetëse, në emër të OJQ “Labeatët”, ka folur Luigj Camaj, i cili ka thënë se këtë ekspozitë e ka përgatitur Z. Don Gabriel Grabanica, që është dhe bashkëpunëtor i OJQ “Labeteatët”, të cilin e falënderoi për kontributin e tij të dhënë në kontinuitet për këtë shoqatë.
“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu me veprën dhe kontributin e tij ka provokuar shkencëtarë, historianë, gjuhëtarë etj, që të merren me figurën e tij. Ky hero, edhe sot e kësaj dite mbetet enigmë se si ai ka arritur që për një çerek shekulli t’i rezistojë fuqisë më të madhe të kohës. Kemi nderin që i takojmë një gjaku të tij arbëror”, tha ndër të tjera Camaj.
Në të njëjtën kohë, udhëheqësi i ansamblit, “Tradafilat e Nënë Terezes”, Z. Gabriel Grabanica ka treguar se ndjehet i kënaqur që kjo ekspozitë modeste ka bërë një rrugëtim, duke filluar nga Ulqini, Bratica, Zvicra dhe Tuzi. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “845” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply