Libri mjet i inicimit, krijimit dhe ruajtjes së lidhjeve multikulturore

0

Në Panairin e sivjetshëm Ndërkombëtar të Librit, për dallim nga një vit më parë, nuk mori pjesë asnjë shtëpi botuese nga Shqipëria, përveç shkrimtarit të njohur shqiptar nga Durrësi, Arian Leka, në këtë panair ka bërë promovimin e Antologjisë së prozës dhe poezisë bashkëkohore shqipe

Podgoricë- Panairi i tretë Ndërkombëtar i Librit është mbajtur nga data 3 deri më 7 tetor në Podgoricë, në pallatin diplomatik “Capital Plaza”, në të cilin u prezantuan mbi pesëdhjetë shtëpi botuese nga Mali i Zi, Rajoni dhe Evropa, kurse shteti mysafir i panairit të sivjetshëm ka qenë Kroacia.
Në ceremoninë zyrtare të hapjes së këtij panairi në të cilin morën pjesë personalitete të spikatura të shkencës, kulturës, politikës e fushave të tjera nga vendi dhe më gjerë, sekretarja e Sekretariatit për Kulturë dhe Sport të Kryeqytetit Podgoricë, Nella Savkoviq- Vukçeviq, u shpreh se përmes këtij panairi synohet mbështetja dhe promovimi i vlerave të vërteta siç është libri i mirë, duke theksuar se “Libri na ofron ta njohim veten dhe t’i kuptojmë të tjerët dhe në këtë rrugë sfiduese, ky panair na jep dritë të veçantë”.
Në të njëjtën kohë, drejtori artistik i këtij panairi, Vlladimir Vojinoviq, tha se është kënaqësi e veçantë kur në këtë numër kaq të madh, është libri ai që na bashkon.
“Ky është rast ideal që të falënderojmë shkrimtarët dhe shkencëtarët nga Kroacia pasi ata kanë kontribuar shumë ndër vite për letërsinë malazeze”, tha mes tjerash, Vojinoviq.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “785” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply