Mali i Zi sipas traditës shqiptare

0

Librin “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave gojore shqiptare”, siç pohon vetë autori, mbështetet në traditat popullore shqiptare, sepse sipas tij, “malazezët dhe fqinjët e tyre shqiptarë nuk kanë mundur t’u përcjellin pasardhësve kujtimin e bëmave të tyre me ndonjë formë tjetër, përveç se nëpërmjet traditave gojore”

Në plejadën e personalitetëve të Rilindjës Kombëtare Shqiptare bën pjesë edhe Pashko Vasa, i cili u dallua me veprimtarinë e vet në favor të çështjes kombëtare. Në këtë aspekt bën pjesë edhe veprimtaria botuese e cila ishte dëshmi e ngritjes së ndërgjegjës kombëtare, që përkon më kohën e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit.
Ai ishte personalitet shumëdimensional, si publicist, poet, studiues i historisë kombëtare, i gjuhës, hartues i një alfabeti, një gramatike e një romani dhe poliglot sepse ishte njohës i shtatë gjuhëve të huaja. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi si zyrtar i administratës së Perandorisë Osmane, duke qenë përfundimisht guvernator i Libanit, ku edhe vdiq në vitin 1892 në moshën 67- vjeçare.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “862” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply