Mesazhe të qarta për aktualitetin

0

“Kritika ndaj politikës në Mal të Zi është e mprehtë dhe domethënëse. Raporti i shtetit të Malit të Zi ndaj pozitës së shqiptarëve e preokupon autorin në këto shkrime. Në pamje të parë, ai duket si tepër kritik ndaj politikës shqiptare në Mal të Zi, me shumë të drejtë në shumë raste. Por ai gjithmonë e fton lexuesin që besimin dhe votën t’ua japë subjekteve shqiptare. Me këtë dëshmon një ndjenjë kombëtare të theksuar”, ka thënë Genci Nimanbegu

Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës, të shtunën mbrëma është bërë përurimi i librit të Qani Osmanit “Vizione – shoqërore, politike, fetare”.
Libri është përmbledhje e artikujve, opinioneve dhe vështrimeve, që janë publikuar në gazetën “Koha javore” dhe media tjera të shkruara dhe online, pothuajse në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare.
Vetë autori në fjalën e tij ka thënë se si filozof dhe sociolog, gjatë shkrimit të artikujve, për vlerësimin e një dukurie është mbështetur në të kaluarën e largët, por edhe të afërt, për të diagnostifikuar të tanishmen dhe për të krijuar mendime përparimtare dhe vizione për të ardhmen.
“Ashtu si edhe në librin e parë, edhe në këtë libër jam angazhuar për qasje analitike dhe kritike ndaj devijimeve, kundër vlerave dhe çështjeve tjera që janë preokupuese për shqiptarët në përgjithësi, e veçmas për shqiptarët në Mal të Zi”, është shprehur ai.

i.k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “844” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply