Muret janë kudo përreth nesh

0

“Haliloviq shkon më tepër kah një prozaizim i qëllimshëm i poezisë. Kjo në Amerikë ka ndodhur si reagim i këtij tipi të poezisë që ka shkuar deri në ekstrem duke u figurativizuar tej mase, duke u hermetizuar shumë, dhe amerikanët e kanë bërë këtë me shumë sukses. Shpeshherë gati ke përshtypjen që lexon një poezi prozë”, ka thënë redaktori i librit dr. Basri Çapriqi

Ulqin – Përmbledhja me poezi “Muret” e shkrimtarit Enes Haliloviq nga Novi Pazari, e botuar ditë më parë nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, u përurua të dielën mbrëma në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin.
Redaktori i librit, prof. dr. Basri Çapriqi, ka thënë se muret është një simbol që ka qenë sfidë për të gjithë poetët e të gjitha kohërave.
“Dhe kjo tregon se Haliloviqi është poet që prek esencat. Muret është një sfidë që del gjithmonë përpara poetëve të mirëfilltë ose të shkrimtarëve. Muri si kufizim, si kufizim i lirisë që është aty për t’u kaluar ose për t’u kapërcyer dhe është një simbol që ky e ka gjatë gjithë librit, pothuajse një dominancë stilistike”, ka thënë ai.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “777” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply