Nata evropiane hap siparin

0

Ulqin – Në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, të premten mbrëma u hap edicioni i 32-të i Festivalit “Skena Verore”, i cili organizohet nga Qendra për Kulturë Ulqin.
Në fjalën e hapjes, drejtori i Qendrës për Kulturë, Musa Hoxha, ka thënë se edhe pse me mjete shumë modeste dhe shumë më pak nga komunat tjera bregdetare në Mal të Zi, kanë përgatitur një program të larmishëm dhe me përmbajtje të ndryshme që do të zgjasë afër një muaj.
“Përparësi u kemi dhënë artistëve të rinj nga qyteti ynë, nga qytetet tjera të Malit të Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe shteteve tjera, të cilët në këtë skenë kaq impozante do të shpalosin talentin e tyre. Nuk do të mungojnë ekspozitat, mbrëmjet letrare, produksionet filmike dhe përmbajtjet tjera muzikore”, ka theksuar ai.

Share.

Leave A Reply