Ndriçim i procesit historik mbi rrjedhojat e origjinës dhe shfaqjes së ilirëve

0

Prof. dr. Muzafer Korkuti i është kthyer e rikthyer çështjes së origjinës së ilirëve e parailirëve, madje me ndërprerje të gjata kohore, sidomos kur i është kushtuar botimit të rezultateve në vendbanimet neolitike e eneolitike në Cakrran, Dunavec, Kolsh, Vashtëmi, Burimas, Katundas, Bënjë e Konispol, etj

Shaban Hasangjekaj

Akademiku, specialist i Prehistoisë së Shqipërisë, arkeologu, ilirologu dhe prof. dr. i mirënjohur i shkencave historike, Muzafer Korkuti, në hyrjen e librit të vet me titull “Etnogjeneza e ilirëve”, në mënyrë të denjë, kronologjikisht me argumente dhe të dhëna të bollshme ka pasqyruar veprimtarinë e tij hulumtuese e studiuese shkencore në ndriçimin, zbardhjen dhe reflektimin e origjinës dhe shfaqjes së ilirëve:
“Më 2 shtator të vitit 1957, pata fatin që pas 3 vjetësh pune si mësues, të ulesha si student në auditorët e Fakultetit Histori-Filologji, dega Histori të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Kjo është datë historike për arsimin e lartë të Shqipërisë pasi është edhe data e themelimit të universitetit të parë shqiptar.
Në kursin e parë, lëndët kryesore që më tërhoqën më shumë ishin Historia e lashtë e Greqisë dhe e Romës, të cilën e ligjëronte prof. Todo Dhamo dhe lënda e Arkeologjisë që e zhvillonte prof. Selim Islami. Në vitin e dytë e të tretë lënda bazë ishte Historia e Shqipërisë të cilën, sipas periudhave, e ligjëronte prof. Kristo Frashëri dhe prof. Aleks Buda. Në fund të vitit të parë akademik 1957-1958, ende pa dhënë provimet, i gjithë kursi iu bashkëngjit ekspeditës shqiptaro-sovjetike (ruse), e cila filloi një projekt afatgjatë për kërkime e gërmime në qytetin antik të Apolonisë. Kështu, gjatë viteve të verës 1958-1959 e 1960, si student u angazhova tërësisht në gërmimet që u bënë në Apoloni; në fillim punova në Sektorin C e në Sektorin F dhe në vijim në Nekropol-Tuma nr. 1. Në përfundim të studimeve universitare arrita të mbroj diplomën me temën ‘Nekropoli i Apolonisë, Tuma nr.1’ “.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “785” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply